Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

8 muaj ago
in Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Bordin e Paqes në SHBA. Rama u shpreh falënderues për vlerësimin ndërsa nënvizoi se Shqipëria ka privilegjin të jetë në këtë rrugë.

“Faleminderit që më ftuat dhe kjo mbështetje tregon gjithçka. Shumë në Europë thënë se bordi i paqes synon të zëvendësojë OKB, por nuk duket përpjekje për ta zëvendësuar. Por nëse ndihmon dhe shpresojmë ta zgjojë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Zoti president vlerësojmë për ti dhënë fund luftës në Gaza dhe Shqipëria do të kontribuojë më forca ushtarake. Uroj të jetë një lehtësim për fëmijët palestinez, duke ndihmuar fëmijët dhe pengjet që janë më të pafajshmit”, tha Rama.

Gjithashtu ai theksoi se bota duhet të transformohet në një oaz shprese dhe lirie.

Më tej kryeministri Rama në fjalën e tij në Bordin e Paqes u shpreh se Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen në Forcën Stabilizuese, ndërsa shtoi se ka propozuar që ky Bord të ftojë të gjithë vendet për kontribuar një lehtësim publik për fëmijët në Gaza

“Zoti president përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për ti dhënë fund luftës në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen në Forcën stabilizuese me trupat tonë dhe në të njëjtën kohë propozova që ky Bord të ftojë të gjithë vendet duke kontriubuar një lehtësim publik për fëmijët në Gaza. Uroj të jetë një lehtësim për fëmijët palestinez, duke ndihmuar fëmijët dhe pengjet që janë më të pafajshmit”, tha Rama.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi, z. President.

Vota plotësisht e harmonizuar dypartiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme, flet vetë përsa e nderuar ndihet Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese e kësaj organizate të re.

Shumë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigand në agoni dhe dashtë Zoti, ta zgjojë, atëherë, Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

-President, Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj.

Në të njëjtën kohë, propozoj që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.

Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të pafajshme të lunatizmit të Hamasit, të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë, jo vetëm duke vendosur paratë, por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plagë të historisë në një oaz shprese, ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve.

Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëhej pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.

Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike.

Duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës

09:01 | 07/10/2026
Politikë

PL: Nuk u pyetën banorët, bashkitë nuk janë thjesht viza dhe zhgarravina në hartë

17:41 | 06/10/2026
Next Post

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com