Luciano Spalletti në prag të ndeshjes së javës së 11 në Serie A, ka ndalur të flasë për media për përballjen me Veronën. Tekniku zikaltër nuk ka dhënë shumë informacione se çfarë do të ndodhë me Interin në merkaton e janarit dhe ka kërkuar që të mos i largohet asnjë lojtarë nga këta që ka në dispozicion. Po ashtu ka vlerësuar disa ekipe që po bëjnë paraqitje mjaftë të mira dhe se tani është faza ku të gjitha ekipet konfirmojnë se për çfarë do të luftojnë.
“Duhet të bëhen zgjedhjet e duhura, tani është komplekse. Për ta mbajtur këtë hap duhet të mendojmë shpejt dhe thellë. Nuk kemi kohë për t’u relaksuar, duhet të krijojmë më shumë siguri duke i pasur parasysh sezonet e shkuara. Destinacioni gjithmonë mbetet fitorja edhe pse këta kundërshtarë gjithmonë ta bëjnë të vështirë. Rezultatet vijnë me fitoret. Skuadra duhet të jetë e veshur si një skuadër e fortë. Nëse humbasim terren bëhet gjithçka e vështirë. Të kemi një mesatare spektatorësh kaq të lartë do të thotë se tifozët tanë nuk vlerësojnë llojin e kundërshtarit. Vlerësojnë faktin se po luan Inter. Dhe ne në te kaluarën kemi treguar se mund të jemi solidë”.
Sa i përket merkatos së janarit, trajneri i zikaltërve nuk ka shumë dëshirë të flasë. “Jam i kënaqur me futbollistët që kam në dispozicion, më shumë se sa të mendoj për blerje. Them që kam një skuadër të mirë për të shkuar deri në fund të sezonit. Më e vështira vjen tani. Duhet të qëndrojnë në grupin e kryesimit. Në janar do të vlerësojmë nëse kemi nevojë për ndërhyje apo jo”, tha Spalletti.
Lojtarër e ftuar për ndeshje Verona-Inter: