Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar “Sekret”

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar “Sekret”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.

Këto të fundit kanë qenë një nga akuzat kryesore që opozita ka bërë në drejtim të qeverisë gjatë periudhës së pandemisë.

“Po bëhen hetime intensive në procedimin penal që ka objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″, njofton SPAK.

SPAK thotë gjithashtu se data 9 mars deri sot ka regjistruar 42 procedime penale.

“Janë regjistruar 42 procedime penale. Janë përfunduar 37 procedime penale. Mënyra e përfundimit është si më poshtë: Për 8 procedime penale me 42 të pandehur, është dërguar kërkësa për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Janë dërguar për gjykim 4 grupe te strukturuara në fushën e krimit të organizuar, që lidhen me aktivitete të kundraligjshme në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të shtetasve dhe vjedhje në grup të kryera në territorin e një shteti të huaj.

Është dërguar për gjykim gjithashtu ish-Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të shtetasve të ndryshëm të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Për 3 procedime penale me 1 të pandehur, është dërguar kërkesa për pushim të hetimeve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për 18 procedime penale, për mungesë kompetence, është vendosur transferimi i tyrë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Për 8 procedime penale të ardhura nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, është vendosur për arsye mungese kompetence mospranimi i akteve dhe ridërgimi tyre në prokurorinë nga kanë ardhur.

Janë pranuar dhe vënë në ekzekutim 5 kërkesa për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja të drejtësisë.

Gjithashtu janë dërguar nga ana jonë 5 kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve të huaja të drejtësisë. I është dhënë zgjidhje ligjore të gjitha kërkesave të ardhura nga Policia e Shtetit në kuadër të zbatimit të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020.

Në këtë periudhë janë kryer hetime proaktive kryesisht për procedimin penal të regjistruar për korrupsion, në ngarkim të funksionarëvë të IEVP “Jordan Misja”, Tiranë”, thuhet ndër të tjera në njoftim, shkruan “opinion”.

Tags: procedurëprokurimesekretSPAK

TË LIDHURA

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano
Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

12:38 | 06/06/2025
K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre
Aktualitet

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

10:43 | 06/06/2025
Next Post
Nga ndërtimi e bizneset fiktive tek call center, 5 mënyrat si u pastruan para në 2019

Nga ndërtimi e bizneset fiktive tek call center, 5 mënyrat si u pastruan para në 2019

LDK nënshkruan marrëveshje koalicioni edhe me Nismën Socialdemokrate

LDK nënshkruan marrëveshje koalicioni edhe me Nismën Socialdemokrate

Maqedoni e Veriut/ Shënon 4 viktima, shërohen mbi 100 të prekur nga koronavirusi

Maqedoni e Veriut/ Shënon 4 viktima, shërohen mbi 100 të prekur nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano
Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

by mirseda
12:38 | 06/06/2025
0

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht...

Zj*rr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi

Zj*rr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi

12:16 | 06/06/2025
Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit e Kosovës

11:41 | 06/06/2025
K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

K*nfliktohen 2 persona në Sarandë, lëndohet një prej tyre

11:14 | 06/06/2025
Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

Kylian Mbappé humbet durimin me gjyqtarin në fund të ndeshjes…

11:11 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com