Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“SPAK po arreston njerëz pa asnjë provë”, ish-ministri i LSI-së: Lefter Koka u prangos si kundërshtar i Metës

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ylli Manjani: Kam njohur nja dy spiunë që bënin namin duke sharë spiunët

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një intervistë në emisionin “Zona Zero”, ka deklaruar se SPAK-u po arreston njerëz pa patur asnjë provë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Sipas tij, për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon nuk ka asnjë provë që i lidh ata me korrupsionin. Manjani shtoi më tej se Lefter Koka është arrestuar dhe po mbahet në burg për interesa të Ilir Metës, duke qenë kundërshtari i tij.

Ai shpjegoi se SPAK-u goditi Lefter Kokën, duke e konsideruar “peshku i madh” deri tani, pasi ishte kundërshtari i Ilir Metës. Sipas tij, ai është futur në burg pa prova. Madje Manjani është i mendimit se Lefter Koka është në burg për hakmarrje politike. Dhe se SPAK-u nuk ka hetuar ndaj Kokës dhe Bllakos, akuzat ndaj tyre vijnë nga LSI-ja.

“SPAK po arreston njerëz tek inceneratorët, si me drejtësi popullore, pa patur asnjë provë. SPAK nuk ka marrë asnjë në pyetje për inceneratorët, por i ka futur direkt në burg. SPAK ka futur në burg njerëz për inceneratorët, sikur këta janë terroristë. Në fillim SPAK-u duhet ti merrte në pyetje ata, partia se t’i arrestonte.

SPAK-u goditi Lefter Kokën, se ai mund të quhet peshku i madh deri tani, sepse ishte kundërshtari i Ilir Metës. E denoncoi Meta edhe Rama tha meqënëse ky do që të futet njeriu i tij në burg, le të futet. Por, ai është futur në burg pa prova. Lefter Koka është burg për hakmarrje politike. SPAK nuk ka hetuar ndaj Kokës dhe Bllakos, akuzat ndaj tyre vijnë nga LSI.

Korrupsioni ka dy palë një të korruptuarin dhe një që korrupton. SPAK deri tani nuk ka asnjë provë që i lidh biznesmenët me Lefter Kokën. Ai po mbahet kot në burg. SPAK u bë që të hetonte gjatë me përgjime dhe t’i kapte me presh në duar, por sot s’ka asnjë provë për korrupsionin apo të korruptuarin.

SPAK dhe Ambasada Amerikane kanë degraduar sistemin e drejtësisë. Nëse këto gjëra do ndodhnin në Amerikë, këta të SPAK-ut duhet të ishin sot në burg për arrestimin e njerëzve pa prova. Nuk ka asnjë standard minimialist në hetimet që po bën SPAK-u. Unë kam qenë mbështetës i SPAK-ut që vepron ngadalë dhe i sigurtë, por jo kështu.

Nuk mund të mbash në burg njerëz pa prova. Nuk mund ta mbash dikë në burg se kështu mendon dikush. Nuk ka lidhje me personin, por me standardin me drejtësinë. Edhe nëse do ishte Edi Rama, të njëjtën gjë do thoja. Drejtësia popullore është një katastrofë. Drejtësia duhet të bazohet në prova dhe fakte.

Ku u morën lekët dhe ku u çuan? Asnjë prej 8 kompanive nuk ka pranuar se ka lidhje me Lefter Kokën. Këtej gjen evazion fiskal dhe këtej ia faturon Lefterit si korrupsion. I thonë ke pastruar produktet e krimit, në radhë të parë cilat janë. Më duket si një histori e stisur. Ne kemi qenë në një qeveri. Të njëjten gjë mendoj se edhe Saimir Tahiri se po bën burg kot se SPAK-u nuk pati këllqe ta dënonte për atë që duhej të ishte dënuar.

LSI ka heshtur për aferat e mëdha, nuk kuptohet qëllimi që pasur me inceneratorët. Një parti politike që ka bashkëqeverisur me socialistët, siç është LSI, duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

Të denoncosh njeriun që ke çuar dje ministër dhe për më tepër pa prova. Drejtësia duhet t’i injorojë këto gjëra. Se nuk ka si qëllim që të kënaqë popullin. Tani drejtësia duhet të vendosë pikat mbi “i”. Për atë që ka prova t’i bëjë mirë burgu, të tjerat janë makinacione politike”, tha Manjani.

 

Tags: inceneratoretIsh-ministri i Drejtësisëylli manjani

TË LIDHURA

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem
Politikë

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

13:26 | 24/10/2025
“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka
Aktualitet

“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

13:23 | 24/10/2025
Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare? Zbulohet arsyeja
Aktualitet

Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare? Zbulohet arsyeja

13:21 | 24/10/2025
Next Post
Akuzat e Manush Myftiut: Në vitin 1960, jugosllavët pyesnin shumë për berberin e Hotel “Dajtit” dhe donin të dinin Kadri, nëse ai e qeth Mehmetin…

Akuzat e Manush Myftiut: Në vitin 1960, jugosllavët pyesnin shumë për berberin e Hotel "Dajtit" dhe donin të dinin Kadri, nëse ai e qeth Mehmetin…

Tre gra fshikullohen për “moral” para mijëra shikuesve, në një stadium futbolli në Afganistan

Tre gra fshikullohen për “moral” para mijëra shikuesve, në një stadium futbolli në Afganistan

Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?

Sulme kundër Sirisë dhe Irakut: Çfarë kërkon Turqia?







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?
Bota

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

by mirseda
13:29 | 24/10/2025
0

Ndërsa këtë javë ekipet e shembjes po rrënojnë Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë për ta zëvendësuar...

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

13:26 | 24/10/2025
“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

13:23 | 24/10/2025
Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare? Zbulohet arsyeja

Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare? Zbulohet arsyeja

13:21 | 24/10/2025
Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

11:41 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com