Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të “bosit” të fuqishëm të drogës

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të “bosit” të fuqishëm të drogës

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive dhe llogarive bankare të Bledar Seferit, i dënuar në Itali. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri, dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës, pasuria e llojit arë+truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë, automjet i markës “Fiat”, automjet i markës “Land Rover”, automjet i markës “AUDI”, automjet i markës “Fiat”, automjet i markës “Mercedes Benz”, llogari bankare në shumën 3.103.244 lek, llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror Nr.1/2020, në ngarkim të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.

Në këto kushte Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

  1. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
    3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.
    4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008
    5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
    6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
    7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
    8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
    9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
    10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

 

Tags: Bledar Seferikonfiskim pasurie

TË LIDHURA

U kap i dehur në makinë/ 51-vjeçari tentoi të korruptonte policët me 20 euro, përfundon në pranga
Aktualitet

U kap i dehur në makinë/ 51-vjeçari tentoi të korruptonte policët me 20 euro, përfundon në pranga

11:06 | 23/09/2025
Vaksinat e gripit, mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni! Prioritet fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç
Aktualitet

Vaksinat e gripit, mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni! Prioritet fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç

10:47 | 23/09/2025
Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt

10:09 | 23/09/2025
Next Post
30 muaj pa njohje të re për Republikën e Kosovës

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor

BSH prezanton dy kartëmonedhat e reja, si pritet të jetë monedha 10.000 lekëshe

BSH prezanton dy kartëmonedhat e reja, si pritet të jetë monedha 10.000 lekëshe

Kosovë/ “Kërcënimet nisën në janar”, ish-kryetarja e KQZ-së zbardh prapaskenat

Kosovë/ “Kërcënimet nisën në janar”, ish-kryetarja e KQZ-së zbardh prapaskenat

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

U kap i dehur në makinë/ 51-vjeçari tentoi të korruptonte policët me 20 euro, përfundon në pranga
Aktualitet

U kap i dehur në makinë/ 51-vjeçari tentoi të korruptonte policët me 20 euro, përfundon në pranga

by mirseda
11:06 | 23/09/2025
0

Policia Rrugore e Durrësit ka goditur një raste të të tentativës për të korruptuar efektivët në terren,...

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

Droni i fshehtë amerikan që pritet të ndryshojë luftën ajrore

10:58 | 23/09/2025
Vaksinat e gripit, mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni! Prioritet fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç

Vaksinat e gripit, mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni! Prioritet fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç

10:47 | 23/09/2025
BE-ja dhe Indonezia bien dakord për një marrëveshje tregtare

BE-ja dhe Indonezia bien dakord për një marrëveshje tregtare

10:40 | 23/09/2025
Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt

10:09 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com