E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

BSH prezanton dy kartëmonedhat e reja, si pritet të jetë monedha 10.000 lekëshe

Banka e Shqipërisë prezantoi dy prerje të reja të kartëmonedhave shqiptare, të cilat do dalin në treg nga 30 qershori i ketij viti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se BSH prezanton sot prerjet e reja të 1 mijë lekëshit dhe 10 mijë lekëshit, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare.

Ai tha më tej se hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Guvernatori Sejko, në një deklaratë për mediat përmendi disa veçori të këtyre kartëmonedhave të reja. Kartëmonedha 1 mijë lekë del me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni).

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10 mijë lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë.

Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, tha Sejko.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19...