E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kosovë/ “Kërcënimet nisën në janar”, ish-kryetarja e KQZ-së zbardh prapaskenat

Një ditë pas shkarkimit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore. Në një konferencë për mediat, ajo u shpreh se nga janari i këtij viti ka qenë shënjestër e sulmeve të njëpasnjëshme, e për të cilat, siç sqaroi ajo, janë të gjitha publike. Presidentja Osmani i kërkoi kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të hiqte dorë nga posti në këtë institucion. Osmani raportohet t’i ketë thënë Dakës që të dorëhiqet në këmbim të një mirënjohje nga Presidenca. Por ajo e kundërshtoi ‘ofertën’. Daka citohet t’i ketë thënë Osmanit se nuk e pranon propozimin, dhe se detyrën e saj e ka kryer sipas Kushtetutës.

Fjala e Valdete Dakës

“Dje me vendimin e saj, presidentja Vjosa Osmani ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Është vendim jokushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë është i paligjshëm dhe qesharak.

Ky vendim shihet qartë se ishte përgatitur më herët dhe këtë e dëshmon edhe emërimi i kryetarit të ri të KQZ-së brenda pak minutave. Kërcënimet publike të Osmanit kanë nisur nga janari i vitit 2021, në kohën kur unë si kryetare edhe anëtarët tjerë të KQZ-së edhe përkundër presionit të madh ishim në mbrojtje të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidim për deputet për persona të shpallur fajtor për vepra penale në tri vitet e fundit.

Ajo përmes një videomesazhi ka kërcënuar me shkarkim. Ky presion i porositur ka vazhduar më vonë edhe nga një subjekt politik duke bërë akuza të pabaza”, tha ajo.

Lexo edhe :   Kosovë, mbi 70 raste të reja me koronavirus

Daka deklaroi se gjatë ushtrimit të funksionit të kryetares së KQZ-së, ka qenë e përgjegjshme dhe ka vepruar me integritet të lartë e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...