Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Spaho: S’kemi demokraci, pushteti i krimit kërkon të sundojë elitën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spaho: S’kemi demokraci, pushteti i krimit kërkon të sundojë elitën

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, në një prononcim nga selia blu, tha se do të angazhohen për të garantuar zgjedhje të pastra në Akademinë e Shkencave.

Në shenjë kambane alarmi, Spaho tha se në vendin tonë nuk ka demokraci, e ndërsa pushteti i krimit kërkon që të sundojë elitën.

Ai u shpreh më tej se PD nuk pranon kurrsesi farsën në Akademinë e Shkencave, duke apeluar ndaj intelektualëve që të kontribuojnë për standarte evropiane, për votën e lirë dhe zgjedhjet demokratike.

Deklarata e Edmond Spahos:

Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.

Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj ç’ka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.

Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;

Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;

Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;

Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave.  Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.

Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tags: akademia e shkencavedenoncimEdmond Spaho

TË LIDHURA

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn
Politikë

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn

22:48 | 09/06/2025
Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte
Kosovo

Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

22:26 | 09/06/2025
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit
Politikë

Këlliçi: Nesër pamje filmi për “trenin bullgar”, fshehin fletën

22:24 | 09/06/2025
Next Post
“Berisha vazhdon t’i qëndrojë vijës së kuqe”, ish-deputeti zbulon prapaskenat

"Berisha vazhdon t’i qëndrojë vijës së kuqe", ish-deputeti zbulon prapaskenat

Loredana anulon të gjitha koncertet, Fifi ka diçka për t’i thënë

Loredana anulon të gjitha koncertet, Fifi ka diçka për t’i thënë

Presidenti Meta: I gatshëm të ndryshoj datën e zgjedhjeve vendore

Presidenti Meta: I gatshëm të ndryshoj datën e zgjedhjeve vendore

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn
Politikë

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn

by mirseda
22:48 | 09/06/2025
0

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja...

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

22:42 | 09/06/2025
Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

22:26 | 09/06/2025
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Këlliçi: Nesër pamje filmi për “trenin bullgar”, fshehin fletën

22:24 | 09/06/2025
Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

22:21 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com