E shtunë, 28 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Sot është 94-vjeçe, por ja sa atentateve u ka shpëtuar Mbretëresha Elizabeta II

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Kur Mbretëresha britanike Elizabeta II kremtoi Përvjetorin e saj të Safirit në fron më 6 shkurt 2017, ajo u bë monarkia e parë britanike që e arriti atë numër,pra 65 vjet nga kurorëzimi i saj. Në moshën 94-vjeçe, ajo vazhdon të kryejë angazhimet e saj mbretërore, duke pasur lidhje me më shumë se 600 organizata, përfshirë organizata bamirësie, të shërbimeve publike apo grupime profesionale.

Por si një nga figurat më të dukshme dhe simbolike të botës, gjatë gati 7 dekadave të sundimit të saj, Mbretëresha ka rënë pre e disa atentateve apo kërcënimeve. Ja cilat janë disa nga ngjarjet më të bujshme:

U sabotuan shinat për të rrëzuar trenin e Mbretëreshës gjatë vizitës së saj në Australi në vitin 1970

Më 29 Prill 1970, Mbretëresha dhe burri i saj Princi Filip po udhëtonin me tren nga Sidnei drejt Uellsit të Ri Jugor, kur treni u përplas me një trung peme të vendosur enkas mbi shina. Për fatin e çiftit mbretëror, makinisti Albert Roulej e vuri re në kohë objektin, duke tërhequr frenat në kohën e duhur.

Edhe pse shinat ishin kontrolluar vetëm një orë para incidentit, mendohet se trungu ishte vendosur atje me qëllim kur të kalonte treni mbretëror. Sikur treni të vazhdonte të ecte me shpejtësi të plotë, ai mund të dilte nga shinat dhe të ishte përplasur me argjinaturën anash, thanë ekspertët për “The Telegraph”.

Ky lajm nuk u bë publik deri në vitin 2009, kur një detektiv në pension foli për incidentin, duke thyer heshtjen e gjatë mbi të cilin ishte rënë dakord nga policia dhe shtypi. Ndërsa çifti mbretëror thuhet se nuk u vu në dijeni të incidentit, Roulej iu dha Medalja e Shërbimit Perandorak në vitin 1974.

Një adoleshent britanik qëlloi në drejtim të Mbretëreshës Elizabeta, gjatë një parade në vitin 1981

“Trooping Colour”, është një nga ngjarjet më festive vjetore të britanikëve, ku me mijëra ushtarë muzikantë dhe kuaj marshojnë çdo qershor në rrugët e Londrës. Por në ceremoninë e 13 qershorit 1981, 17-vjeçari Markus Sarxhent qëlloi 6 herë në drejtim të Mbretëreshës Elizabeta, por pa qëlluar në shenjë.

E hipur mbi një kalë, monarkia qëndroi shumë e qetë ndërsa policia e përplasi përtokë qitësin duke e arrestuar. Sarxhent që kishte shfaqur interes për atentatet ndaj Xhon Kenedit dhe Xhon Lenonit, u burgos për 5 vjet sipas Aktit të Tradhtisë së vitit 1842, që nuk ishte përdorur që nga viti 1966. Ai u lirua në tetorin e vitit 1984.

Vetëm disa muaj më vonë, një tjetër 17-vjeçar qëlloi mbi Mbretëreshën në Zelandën e Re

Katër muaj më vonë, më 14 tetor 1981, Mbretëresha Elizabeta po vizitonte Zelandën e Re me Princin Filip, kur një tjetër 17-vjeçar pati të njëjtën ide të tmerrshme. Duke u fshehur në katin e pestë të një godine në Dandin, Xhon Lius qëlloi me një pushkë sapo çifti mbretëror doli nga makina e tyre Rolls-Royce.

Sërish për fatin e mirë të Mbretëreshës, Luis nuk qëlloi në shenjë. E shqetësuar se mos monarkët nuk do të ktheheshin më kurrë në Zelandën e Re, policia vendase e shpjegoi zhurmën që u dëgjua si shpërthim fishekzjarresh.

Një burrë hyri 2 herë brenda muajit në dhomën e gjumit të Mbretëreshës në vitin 1982

Arsyet se pse Majkëll Fagan u end në Pallatin Bakingam më 9 korrik 1982, janë ende të paqarta, madje edhe për veten e tij. Ai thuhet se përdori ullukët për t’u ngjitur deri në dhomën e gjumit të Mbretëreshës.

“Fagan hyri në dhomën e gjumit të Madhërisë së saj rreth orës 7:15 të mëngjesit duke mbajtur në dorë një copë tavëll të thyer, me të cilën kishte thënë se kishte ndërmend të priste damarët në praninë e Madhërisë së saj”- raportoi Times. Disa minuta më vonë, ai tërhoqi perden dhe e gjeti Mbretëreshën teksa flinte vetëm. Ajo e bllokoi me sukses, dhe thirri për ndihmë. Rojet e sigurisë e arrestuan menjëherë Fagan.

Burimi i lajmit: https://www.biography.com/news/queen-elizabeth-ii-assassination-attempts

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...