Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Sonila Meço: Pushimi për fëmijët, improvizim i qeverisë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sonila Meço: Pushimi për fëmijët, improvizim i qeverisë

Gazetarja Sonila Meço, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit që shkollat në qarqet Tiranë, Durrës e Elbasan të jenë pushim. Krejt natyrshëm i lind pyetja, se mos ndoshta në përpjekje për të fshehur dëmet, nuk po na thonë të vërtetën për gjendjen e shkollave. Në këto kushte, e justifikojnë me emocionet negative të fëmijëve. Teksa është plot dyshime në lidhje me këtë vendim, Meço shprehet se ky është një improvizim i qeverisë.

Statusi

Pas orësh e orësh konfirmimi se shkollat nuk kanë pësuar dëmtime, se mësimi do zhvillohet normalisht, se emergjencat po kujdesen në krah të solidaritetit mbi pasojat e tërmetit, të dielën në mbrëmje Ministria e Arsimit njofton se nesër e pasnesër nuk do të zhvillohet mësim.

E para, çfarë ndryshoi në sigurinë e ripërsëritur të Ministrisë për të mos lejuar fëmijët të shkojnë në shkollë? Duke argumentuar se psikologët kështu këshillojnë a nuk druhen për pasojat psikologjike të një paniku të dytë artificial?

E dyta, nuk mjaftoi konsultimi sot gjithë ditën, po u desh mbrëmja kur fëmijët janë duke u pregatitur për gjumë pasi kanë kryer edhe detyrat? Si po njoftohen stafet pedagogjike, kaos i dyfishtë për të sheshuar një kaos, që sot si prindër u rrekëm ta kryejmë përgjatë gjithë ditës?

E treta, si mund të ndihet më i qetë fëmija i vetëm në shtëpi kur prindërit janë në punë? Se prindërit nuk kanë njoftim për pushim psikologjik e pas një dite plot stres, i zë mbrëmja me një tjetër, ku e me kë të lënë fëmijët.

E katërta, shkolla e vajzës sime ka një ndërtim për të përballuar 12 ballë lëkundje, pallati 8. Pra siguria është më e madhe në shkollën njëkatëshe se pallatin 11 katësh. Kush e vendos se siguria është më e madhe duke mos e çuar në shkollë? Apo mos ndoshta në përpjekje për të fshehur dëmet nuk po na thonë të vërtetën për gjendjen e shkollave, duke hedhur si justifikim emocionet negative të fëmijëve?

E pesta, a nuk do qe më mirë t’i kthehej normalitetit, me shokë e shoqe moshatarë, me ndarje përvojash e kujdes më special nga pedagogjia, që e ka pjesë të formimit edhe trajtimin psikologjik të nxënësve?

Sa shumë improvizime në punën e zyrtarëve tanë!

Tags: nxenesitshkollasonila meco

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
A është makina vend i sigurt gjatë tërmetit?! Ja disa këshilla nga sizmologu

A është makina vend i sigurt gjatë tërmetit?! Ja disa këshilla nga sizmologu

Kryeministrja serbe: Shpresoj që Merkel të mbështesë pikëpamjet e Serbisë

Kryeministrja serbe: Shpresoj që Merkel të mbështesë pikëpamjet e Serbisë

Detajet/ Rama takon kryeministrin grek

Detajet/ Rama takon kryeministrin grek







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com