Pas kërkesës së Partisë Demokratike për nisjen e verifikimit për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Partia Socialiste Bashkia Vau i Dejës, i ka paraprirë lajmit teksa e ka mohuar kategorikisht që ditën e djeshme këtë gjë, teksa ka postuar edhe një prononcim të vetë kryebashkiakut.
Babani shprehet se ai nuk ka qenë ndonjëherë në polici, dhe shton që nuk mund t’i gjejnë dot as edhe një gjobë makine.
Postimi i plotë:
Disa burime nga disa “gazetarë” dhe disa “portale” lajmesh fallco , bëjnë me dije se PD do të publikojë disa shpifje par Mark Babanin, i cili sipas tyre mësohet se është i “dënuar”.
Është kontaktuar vetë kryebashkiaku i Vaut të Dejës, i cili ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke u shprehur se në jetën e tij nuk ka marrë as qoftë edhe një gjobë.
“Jam 52 vjec dhe deri më tani s’kam asnjë denim qoftë edhe një gjobë të thjeshtë makine. As unë, as babai im, as gjyshi s’kemi shkuar ndonjëherë në polici. Nëse dikush gjen një presje do t’i isha shumë mirënjohës. Jam person i njohur. S’më gjejnë as edhe një gjobë të thjeshtë makine se gjë tjetër jo e jo,”-tha Babani në prononcimin e tij.