Në datën 15 qershor në orën 18:00 qytetarët pritet të marshojnë në një tjetër protestë, e cila lidhet me rritjen e çmimeve. Nën moton “S’mban më ujë pilafi”, qytetarët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Çmimet e produkteve të shportës janë rritur, duke e bërë të papërballueshme jetesën. Po kështu edhe çmimi i karburanteve në vend, duke shënuar dita-ditës rekorde të reja.