Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Kamzës, e cila po zhvillohet në Korçë në stadiumin ‘Skënderbe”. Vendasit janë duke dominuar takimin, por ka pasur edhe disa shpërthime nga lojtarët e Kamzës, se Plaku dhe Busic që kanë rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga Shehi. Ndërsa për korçarët rastin më të mirë e ka pasur sulmuesi Soue, i cili me anë të një goditje me kokë ka gjetur vetëm traversën.
Teuta është duke fituar në këtë pjesë të parë, përballë Vllaznisë së Gjokës. Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e 15’ nga Cyrbja, pas një gabimi në mbrojtje nga ana e shkodranëve. “Djemtë e detit’ janë të etur për tu rikthyer tek fitorja dhe si duket nga kjo ndeshje do të vijë kthesa e shumëpritur nga Magani. Ndërsa Vllaznia pas nxjerrjes në shitje nga kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, është duke rënë në një krizë më të thellë që vështirë se do ta kalojë lehtësisht.