Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Skënderbeu bën “ligjin” në Vlorë, nxënësi i jep leksion mësuesit (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skënderbeu bën “ligjin” në Vlorë, nxënësi i jep leksion mësuesit (Video)

Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin në javën e katër të kampionatit me rezultatin e pastër 0-2. Në një stadium të mbushur si kurrë më parë, korçarët i japin një leksion të mirë ish-trajnerit të tyre, Ilir Dajës. Skënderbeu e ka dominuar takimin nga minuta e parë deri në të fundit, duke mos i lënë në asnjë moment vendasit të shfaqen të rrezikshëm. Orges Shehi ose nxënësi, ka fituar betejën e për me “mësuesin”, Ilir Dajën.

Ndeshja fillon me shumë agresivitet dhe mesfusha u kthye në një arenë të vërtetë, ku u shkaktuan shumë faulle. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi pas minutës së 10’, ku ishin vendasit që u shfaqën në dy raste rrezikshëm, por pa arritur të shënjestrojnë portën e mbrojtur nga Teqja.

Skënderbeu fillo të fitojë terren dhe fillon të funksionojë më mirë. Në harkun  e pesë minutave, Dita, Radas  dhe Bregu  shfaqin rrezik, por këto episode nuk shfrytëzohen si duhen. Momenti i vërtetë është në minutën e 20’, ku Bregu godet mjaft mirë por topi ndalet në shtyllë, pavarësisht se anësori kishte sinjalizuar pozicion jashtë loje. Deri në fundin e pjesës së parë ka shumë aksione, por mungon pasa e fundit tek të dy skuadrat për të zhbllokuar rezultatin. I vetmi rast i rrezikshëm për vendasit do të ishte ai i Busic dy minuta para përfundimit. Sulmuesi gjuan drejt portës, por portieri Teqja pret dhe mban të pa prekur rrjetën.

Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, por nuk arrijnë të rrezikojnë dhe duelet zhvillohen në mesin e fushës, ku shkaktohen faulle të panumërta. Duhet të vinte minuta e 74’ që të zhbllokohej rezultati. Një shpërqendrim në mbrojtjen e vlonjatëve dhe topi i hedhur në zonë nga Radas ulet në zonë nga Valgjeli dhe më pas është Krasniqi që e dërgon në rrjetë. Një gol që hesht stadiumin.

Kur pritej që Flamurtari të reagonte dhe të hidhej në sulm, është sërish Skënderbeu që shfaqet më i rrezikshëm. Në minutën e 86-të, Dejvi Bregu jep një asist për Oto John që del i vetëm përballë Koliçit dhe e dërgon topin në rrjetë. Tashmë s`ka më heshtje në stadium por fishkëllima dhe zbrazje të shkallëve nga tifozët.

Goli i dytë i Skënderbeut on Vidnews.

Tags: leksionligjinmësuesitnxënësiSkenderbeuvlore

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Emiri i Katarit i dhuron një avion 400 milionë dollarësh Erdoganit

Emiri i Katarit i dhuron një avion 400 milionë dollarësh Erdoganit

“I përjashtuari” premton besnikëri: Do ta ndihmoj Vettelin të shpallet kampion

“I përjashtuari” premton besnikëri: Do ta ndihmoj Vettelin të shpallet kampion

Habit ‘studiuesi’ Barka: Ka shumë grekë që flasin shqip

Habit ‘studiuesi’ Barka: Ka shumë grekë që flasin shqip







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

by mirseda
17:33 | 12/03/2026
0

Dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford, bëri...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

16:54 | 12/03/2026
A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com