Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Skënderbeu “bën bashkë” shqiptarët në Detroit të SHBA-së

8 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha
Skënderbeu “bën bashkë” shqiptarët në Detroit të SHBA-së

Diaspora shqiptare e Amerikës përkujtoi 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut me një simpozium në zonën e Detroitit të shtetit Miçigan. Kjo ngjarje mblodhi studiues nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga arbëreshët e Italisë.

Simpoziumi u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore në Detroit, me nismën e një koalicioni organizatash shqiptare të Miçiganit dhe nga Kanadaja fqinje.Ky ishte aktiviteti më i gjerë i mbajtur deri tani në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit që mblodhi në një sallë studiues profesionistë të heroit kombëtar të shqiptarëve.

Profesor Pëllumb Xhufi nga Shqipëria foli mbi Skënderbeun si kalorës i krishtërimit dhe sjellës i lirisë:Ai tha se deri tani fondet arkivore për Skënderbeun janë studiuar mjaft, është studiuar sidomos historia politike e Gjergj Kastriotit, por tani është e nevojshme që të hyhet më shumë në hollësi:

“Ne nuk dimë shumë gjëra për shembull për karakterin e Skënderbeut. Ka të dhëna që i ka qenë një karakter shumë i fortë. Ai dinte të sillej, fliste shumë mirë italishten, por ishte edhe gjaknxehtë kur zemërohej, madje edhe përpara Papëve të Romës.”

Studiuesi arbëresh Italo Sarro thotë se është shumë e vështirë të sjellësh dokumente të reja mbi Skënderbeun. Para disa vitesh ai vetë ka zbuluar letrat e Skënderbeut drejtuar dy sulltanëve dhe po vazhdon punën në arkivat e Vatikanit për të gjetur dokumente të tjera:

Eduard Grishaj i Muzeut historik të Shkodrës foli mbi profilin etnokulturor të Skënderbeut dhe tha gjithashtu se ky simpozium i tejkalon përmasat e diasporës dhe është një rast për t’u ndierë krenar:

“Morëm pjesë në simpoziumin e parë shkencor të organizuar në vitin jubilar të Skënderbeut. Diaspora arriti të tejkalonte edhe ata që e shpallën si vitin e Skënderbeut.”

Njazi Muhameti nga Maqedonia tha se është e nevojshme që studimet për Skënderbeun të organizohen më mirë mes vendeve ku banojnë shqiptarët në Ballkan:

“Duhet ngritur një institut për studimet mesjetare që të përfshijë historiografinë mbi Skënderbeun dhe sot është diçka e realizueshme.” Profesor Romeo Gurakuqi i Universitetit Evropian të Tiranës, foli mbi epokën e Skënderbeut si argument themelor në përpjekjet për pavarësinë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Mërgim Korça mendon se në studimet për Skënderbeun ka mjaft pasaktësi që duhen vënë në dukje. Ai kritikoi studiuesin Jens Oliver Schmidt dhe tezën se nëna e Skënderbeut ka qenë sllave.Dalip Greca, editor i gazetës Dielli, foli mbi përpjekjet e organizatës Vatra për të evokuar figurën e Skënderbeut me qëllimin që shqiptarët të jepnin për vendin amë.

Profesor Frashër Demaj nga Kosova foli mbi ndikimin e Skënderbeut te rilindasit shqiptarë. Përshëndetën gjithashtu Floreta Luli Faber, Ambasadore e Shqipërisë në SHBA dhe Ekrem Bardha konsull nderi i Shqipërisë dhe veprimtar i hershëm i komunitetit shqiptar të Detroitit.

Një ndër mbështetësit kryesorë për organizimin e seminarit mbi Skëndërbeun ishte Dom Ndue Gjergji, famulltar i Kishës Zoja Pajtore. Ai tha se “Qendra fetare dhe shoqatat u bashkuan dhe ky ishte një festim dhe kremtim i jashtëzakonshëm.”Kumtesat e mbajtura në simpoziumin për Skënderbeun do të mblidhen dhe do të botohen në formë libri.

Tags: bashkebëndetroitSHBAshqiptaretsjenderbeu

TË LIDHURA

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

20:53 | 25/09/2025
Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma
Aktualitet

Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma

20:10 | 25/09/2025
Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

20:08 | 25/09/2025
Next Post
Mali vrasës ndaj alpinistëve profesionistë në Pakistan

Mali vrasës ndaj alpinistëve profesionistë në Pakistan

Fino: “Shoqatat fantazmë” në gjykatë, autogoli i Dukës

Fino: “Shoqatat fantazmë” në gjykatë, autogoli i Dukës

Debati s’ndalon, Haxhiu vendos “nën kthetra” Albin Kurtin

Debati s’ndalon, Haxhiu vendos “nën kthetra” Albin Kurtin

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Peqin-Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

by mirseda
20:53 | 25/09/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Një furgon është...

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma

Stok rekord, Apeli do gjyqtarë/ Kërkesa për KLGJ: Mungojnë më shumë se gjysma

20:10 | 25/09/2025
Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

20:08 | 25/09/2025
Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

Obama kritikon Trump për deklaratat mbi autizmin: Dhunë ndaj së vërtetës

19:57 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com