Ditën e sotme qeveria është mbledhur në Berat për mbledhjen e fundjavave. Nga aty kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e takimeve sot në Berat me drejtues të administratës vendore e qendrore.
Ai ka nënvizuar faktin se abuzimet me skemën e ndihmës ekonomike do të marrin fund dhe se ata që kanë mundësi për të punuar, nuk do të marrin “asnje kokërr leku”, siç tha Rama.
“Dje sapo kemi dalë këtej nga takimi, jam ndeshur me një person, një alamet djali rreth të 40-ave, në formë fizike absolutisht të admirueshme që kërkonte ndihmë ekonomike dhe në mënyrë të përsëritur i kam thënë që nesër ti mund të fillosh punë, e donte patjetër në bashki, ndërkohë që vazhdimisht pyetjes sime a je gati të fillosh në privat, i përgjigjej pse çfarë kanë ata që punojnë në bashki më shumë se unë, më të mirë janë ata?
Pra ideja që dua 50 mijë lekë nëse s’më jepni punë në bashki është një ide që nuk do gjejë vesh tek ne, se ndihma ekonomike në rradhë të parë është ndihmë për familje në pamundësi reale dhe në varfëri reale”, u shpreh kreu i qeverisë.











