Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Skeda e pasurisë/ Si i trefishoi të ardhurat ish-ministri, Fatmir Xhafaj

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Mos ndalni punën”/Xhafaj: Koronavirusi nuk mund të bllokojë formimin e Drejtësisë së Re

Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor 2018, pas një serie akuzash të Partisë Demokratike në lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge.

Fatmir Xhafaj ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.

Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë, ndërsa në vitet 1999- 2001 ka kryer profesionin e lirë të avokatit. Xhafaj është përfshirë aktivisht në politikë në vitin 1997 si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ndërsa ka mbajtur postet e ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Ministrit të Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Fatos Nano në vitet 2002-2005.

Para se të zgjidhej ministër i Brendshëm, Z. Xhafaj ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Fatmir Xhafaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga deputeti Fatmir Xhafaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Fatmir Xhafaj deklaronte pasuri familjare prej 17.6 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 57.4 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, Z. Xhafaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 20.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 12.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 7.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh. Xhafaj deklaron gjithashtu huadhënie prej 14.8 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 110.9 milionë lekë, ku gati 30% e totalit kanë si burim shitjen e pasurive të patundshme. Të ardhurat nga paga e Z. Xhafaj zënë 26% të të ardhurave totale, ndërsa 25% kanë si burim pagat e familjarëve. Një burim tjetër i rëndësishëm janë të ardhurat nga qiratë, të cilat përbëjnë 15% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me transaksionet me pasuritë e patundshme dhe vlerat e konsiderueshme të parave të dhëna dhe të marra hua gjatë 15 viteve të deklarimit.

Në vitin 2005, Z. Xhafaj deklaron shitjen e një automjeti me vlerë më të lartë se sa çmimi i blerjes. Automjeti “Benz” është deklaruar në vitin 2003 i blerë për 1 milion lekë dhe është shitur në vitin 2005 për 18 mijë euro.

Po në 2005, Z. Xhafaj deklaron pagesën e një kësti prej 40 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me vlerë 115 mijë euro. Një vit më pas, subjekti deklaron një kredi bankare ‘për blerje apartamenti” me vlerë 100 mijë euro, por nuk cilësohet nëse kjo kredi është përdorur për shlyerjen e detyrimit të mbetur për apartamentin e blerë në vitin 2005 apo për blerje të re.

Në vitin 2006, bashkëshortja e Z. Xhafaj deklaron dhënien e një pjesë të tokës në bashkëpronësi në Pogradec për ndërtim, përmes një kontrate sipërmarrjeje, ndonëse pronësia mbi truallin nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme. Gjithashtu, në deklaratën e pasurisë mungojnë të dhënat mbi sipërfaqen e truallit të dhënë për ndërtim apo kushtet e kontratës së sipërmarrjes, mbi bazën e së cilave janë realizuar kontrata shitjeje apo shkëmbimi apartamentesh, dyqanesh apo garazhe pas vitit 2011.

Të ardhurat në total nga shitja e pasurive të patundshme kapin vlerën e 32.2 milionë lekëve, të cilat kanë shërbyer si burim për shtimin e pasurisë dhe huadhëniet ndaj familjarëve.

Përgjatë periudhës deklaruese, Z. Xhafaj deklaron vlera të konsiderueshme të dhëna hua ndaj familjarëve, ndërkohë që ka qenë në një rast edhe vetë huamarrës. Huadhëniet përgjatë viteve kapin vlerën e 23.1 milionë lekëve, nga të cilat familjes Xhafaj nuk i janë kthyer në fund të vitit 2018 rreth 14.8 milionë lekë.

Ndërkohë në vitin 2008, Z. Xhafaj deklaron se ka marrë hua prej 54, 400 eurosh për blerjen e një automjeti, e cila është shlyer plotësisht me dy këste në vitet 2012 dhe 2013./BIRN/

Tags: fatmir xhafajpasuriaskeda

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Golashënuesi më i ri në Irlandë, talenti shqiptar drejt kalimit tek Interi

Golashënuesi më i ri në Irlandë, talenti shqiptar drejt kalimit tek Interi







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com