Briken Calja tashmë mbanë medaljen e artë të kampionit të Europës të cilën e fitoi vetëm pak javë më parë në Rumani. Menjëherë pasi kanë dalë edhe rezultatet e dopingut, Calja ka treguar me anë të një videoje në Facebook kushtet e mjerueshme në të cilat stërvitet në Cërrik.
Shqipëria ka një kampion Europe, i cili stërvitet në një ambient që në pamje të parë duket si dyqan, ndërsa suvaja e tavani ka rënë në tokë. Kushtet skandaloze dhe ambienti i amortizuar nuk i shkojnë për shtat një njeriu që ka sjellë tre medalje të arta në Shqipëri…