Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis i përshkroi sulmet e së shtunës mbi objektiva të shumta në Siri si “më të rëndat” sesa ato në vitin 2017, por tha se për momentin nuk ishin planifikuar ende nisma të tjera.
“Tani për tani kjo është një e shtënë dhe besoj se është dërguar një mesazh shumë i fortë,” tha Mattis gjatë një konference shtypi në Pentagon, duke shtuar se mund të ketë sulme të mëtejshme kundër qeverisë së Bashar Assad “nëse ai vendos të përdorë më shumë armëve kimike në të ardhmen “.
Gjithashtu, presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas sulmit me raketa të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Sirinë ka theksuar se “sulmet ajrore u ekzekutuan në mënyrë të përsosur”.
Në një postim ne Twitter, pas sulmeve ajrore në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Trump falënderoi partnerët e koalicionit Francë dhe Britani të Madhe duke shtuar se sulmet “nuk mund të kishin pasur një rezultat më të mirë”.