Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali/Janë në kërkim për zhdukjen e 725 mln dollarëve, indianët ndodhen në Tiranë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali/Janë në kërkim për zhdukjen e 725 mln dollarëve, indianët ndodhen në Tiranë

Dy biznesmenët indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ndërsa po qëndrojnë në Shqipëri, në Nju Delhi vijon procesi gjyqësor ku ata akuzohen për mashtrime bankare dhe pastrim parash në shifrën 725 milionë dollarësh amerikan.

Në shkurt të 2018-ës, presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin që i jep dy vëllezërve nënshtetësinë shqiptare, ndërsa autoritetet indiane kanë kërkuar së fundmi ekstradimin e tyre.

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e andra bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit sandesara u arratisën nga India.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezerit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Madje në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit cdo individ I huaj kalohet në sitë nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi I parë I fortë se si shish ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por I kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.

Madje vetëm një muaj më parë Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në facebook.

Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërtimi është cilësuar nga departamenti amerikan I shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt I debatit politik, I ushqyer nga bumi I ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.

Debati politik për pastrim parash në ndërtim vazhdon. Ndërkohë dy personat më të kërkuar në Indi për vjedhje dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve amerikanë janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri, madje tashmë si shtetas shqiptarë.

Tags: financiarindianëtskandali

TË LIDHURA

Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez
Aktualitet

Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez

13:10 | 23/02/2026
Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!
Aktualitet

Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

13:01 | 23/02/2026
Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …
Aktualitet

Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

12:59 | 23/02/2026
Next Post
46 mijë euro borxh viktimës, identifikohet autori i vrasjes tek Liqeni Artificial (Emri)

Ekzekutoi 62-vjeçarin në sy të djalit, vetëdorëzohet në polici autori i krimit

Publikohet traileri, njihuni me filmin ku DiCaprio dhe Brad Pitt luajnë bashkë

Publikohet traileri, njihuni me filmin ku DiCaprio dhe Brad Pitt luajnë bashkë

Profil/ Varfëria dhe ëndrra e prerë në mes, njihuni me Nardin e Thethit

Profil/ Varfëria dhe ëndrra e prerë në mes, njihuni me Nardin e Thethit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez
Aktualitet

Berisha: Rama harxhon 30 mijë euro për udhëtimin me helikopter. Qytetarët ta gjuajnë me domate e vez

by mirseda
13:10 | 23/02/2026
0

Kryetari i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij gjatë konferencës për media me qytetarët sot në...

Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

Kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

13:01 | 23/02/2026
Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

Protesta e së shtunës, paralajmëron Berisha: Do jetë ndryshe, një kryengritje që kalon …

12:59 | 23/02/2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

12:36 | 23/02/2026
Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

12:13 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com