Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SKANDALI/ Tjetërsimi i pronës, detajet për operacionin 9-mujor që burgosi disa zyrtarë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
SKANDALI/ Tjetërsimi i pronës, detajet për operacionin 9-mujor që burgosi disa zyrtarë

Drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Ranishtja”, ku u arrestuan dhe ndaluan 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë.

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

DEKLARATA E PLOTË:

Siç u bë e njohur edhe për publikun, është në proces finalizimi një operacion policor “RANISHTJA” ku janë arrestuar e ndaluar 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si dhe eshte shpallu në kërkim një tjetër zyrtarë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Tiranës, si në çdo hetim tjetër nën drejtimin dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në kuadër të procedimit penal nr.92 të vitit 2017, organizuan operacionin “Ranishjta”. 

Gjatë hetimit pro – aktiv 9 mujor, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë. 

Këtë sipërfaqe e kanë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kavajë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat kundër Krimit Ekonomik e Financiar, Prokuroria e Kavajës ka dhënë pëlqimin për masat e arrestit dhe Gjykata e Kavajës, ka vendosur sekuestrimin e 36 hekatreve  tokë, në vijën bregdetare Spille Kavajë, si dha ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për zyrtarët e administratës shtetërore si vijon:

  1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë  dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.
  2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës  së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,
  3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,
  4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf  në ZVRPP Kavajë,
  5. Bexhet  PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,
  6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,
  7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.
  8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,   
  9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.
  10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit

 Është shpallur në kërkim:

  1.    S. C., 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i Ujësjellësit Kavajë.

U procedua në gjendje të lirë:

  1.   Një punonjëse tjetër me detyrë protokolliste në ZVRPP Kavajë.

Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim. 

Zyrtarët e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 36 hektare tokë në vijën bregdetare  Spille Kavajë.

Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”, dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ish punonjësve të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. 

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore.

Të arrestuarit Dashnor Çullhaj iu gjetën dhe sekuestruan 37 çertifikata pronësie, 14 kontrata shitblerje pasurie toke, 6 prokura të posaçme, akt i pjestimit vullnetar të pronësisë, shkresa origjinale për drejtorinë e pyejeve. 

Të arestuarit Behxhet Pjeci ju gjetën 7 plane rilevimi, disa kërkesa për regjistrim prone, 3 praktika rregjistrim prone, disa AMTP etj. 

Të arrestuarit Ilir Kaja në bagazhin e makinës private ju gjetën gjatë 8 praktika për institucionet shtetërore, 6 harta topografike të Spilles, një plan rilevimi etj. 

Dritan Kazazit ju gjetën në banesë 23 AMTP, 1 kartelë pasurie dhe 5 kontrata shitblerje pasurish. 

Këto dokumeta të sekuestruara lidhen me sipërfaqen e tjetërsuar  nga tokë shtet në tokë arë.

Ky grup kriminal, për arritjen e qëllimit, ka vepruar në këtë mënyrë:

  • Përpara se të përpilonin çertifikatat e pronësisë, fillimisht identifikonin banorët e mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. 

Më pas identifikohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë.

Këto akte në shumicën e rasteve, kryheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.

  • Shtetasi Ilir KAJA me detyrë Agronom i Komunës Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja dhe Bexhet Pjeçi, duke patur dijeni mbi gjendjen faktike të tokës pa frut shtetërore, kanë organizuar fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme dhe kanë plotësuar fiktivisht AMTP, në emër të banorëve duke u firmosur nga anëtarët e komisioneve si, Agron Xhelezi, Nezir Leçini, Dashnor Çullhaj, dhe Bajram Dorzi, etj. 

Komisionet fiktive të ngritura në kundërshtim me ligjin vepronin:

  • Përpilonin Aktet e Marrjës së Tokës në Pronësi (AMTP-t) të falsifikuara sikur kjo tokë ishte ndarë që në vitin 2000-2003 dhe i dërgonin në ZVRPP Kavajë.
  • Përpilonin dhe  plotësonin listat fiktive me AMTP-të, sikur ishin plotësuar gjatë viteve 2000-2003  kur aplikohej ligji 7501.
  • Bënin pagesat bankare në emër të personave që do të përfitonin tokën  

Pas dërgimit të  AMTP-ve në ZVRPP Kavajë, regjistruesi S.C., hartografi Dritan Kazazi,  juristi Andi Gjeci  dhe protokollistja  A. Gj,, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprimet e kundraligjshme në regjistrimin e pasurive nga tokë shtetërore në tokë arë, në dëm të interesave të shtetit. 

Të gjitha veprimet e kundraligjshme  janë ndjekur vazhdimisht nga regjistruesi S.C., si protokollimi i shkresave të ish Komunës Kryevidh në ZVRPP Kavajë, dërgimi i shkresave fiktive ne Këshillin e Qarkut, protokollimi i përgjigjeve fiktive të ardhur nga Këshillit të Qarkut në ZVRPP Kavajë. 

Regjistruesi në ZVRPP Kavajë, mbi bazën e këtyre shkresave fiktive ka urdhëruar regjistrimin e pronave të sipërpërmëndura në mënyrë të jashtëligjshme. 

Nga ky regjistrim abuziv, kanë përfituar tokë të paktën 108 shtetas të ndryshëm, një pjesë e të cilëve as nuk kanë dijeni se kanë marrë tokë, dhe nuk kanë bërë asnjë kontratë shitje. 

Ndryshimi i zërit kadastral dhe ndarja e tokës është bërë në kundërshtim të plotë me:

  • Ligjin Nr. 7501 të vitit 1991 “Për ndarjen e tokave”, pasi janë pajisur me tokë banorë që nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesëtarë të ish-Komunës Kryevidh
  • Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.230, datë 22.7.1991 “Për krijimin e komisioneve të tokave”, pasi janë ngritur komisionet e ndarjeve të tokës dhe kanë ndarë tokë, jashtë juridiksionit që ata mbulonin.
  • Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 2.8.1991 “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, pasi janë paisur me tokë shtetërore në bregdet përveç kryefamiljarëve dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Tags: 9-mujordetajetoperacionpronaskandalitjetersim

TË LIDHURA

Alarmin nga Korfuzi: Të burgosurit shqiptarë rebelohen ndaj kushteve çnjerëzore
Aktualitet

Alarmin nga Korfuzi: Të burgosurit shqiptarë rebelohen ndaj kushteve çnjerëzore

19:51 | 20/05/2025
Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin
Aktualitet

Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin

19:32 | 20/05/2025
PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim
Aktualitet

PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim

18:47 | 20/05/2025
Next Post
 “Dy arsyet pse Rama nuk e bëri sërish ministre Kodhelin”, Berisha publikon mesazhin

 “Dy arsyet pse Rama nuk e bëri sërish ministre Kodhelin”, Berisha publikon mesazhin

Mogherini: Integrimi i Shqipërisë në BE, proces i pakthyeshëm!

Mogherini: Integrimi i Shqipërisë në BE, proces i pakthyeshëm!

Vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët/ KPK njoftim me rëndësi, kërkon ndihmën e qytetarëve

Vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët/ KPK njoftim me rëndësi, kërkon ndihmën e qytetarëve

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Alarmin nga Korfuzi: Të burgosurit shqiptarë rebelohen ndaj kushteve çnjerëzore
Aktualitet

Alarmin nga Korfuzi: Të burgosurit shqiptarë rebelohen ndaj kushteve çnjerëzore

by mirseda
19:51 | 20/05/2025
0

Të burgosurit shqiptarë që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi kanë nisur një protestë kundër kushteve...

Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet në formacionin e vitit

Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet në formacionin e vitit

19:36 | 20/05/2025
Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin

Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin

19:32 | 20/05/2025
Rasti i foshnjës që u gjet në q*se mbet*rinash, reagon Xheneta Fetahu

Rasti i foshnjës që u gjet në q*se mbet*rinash, reagon Xheneta Fetahu

19:14 | 20/05/2025
PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim

PD kërkesë urgjente KQZ për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim

18:47 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com