Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Skandali në spitalin e Mirditës/Menyja e pediatrisë për fëmijët nga 0-1 vjeç; çaj e fasule

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali në spitalin e Mirditës/Menyja e pediatrisë për fëmijët nga 0-1 vjeç; çaj e fasule

Në spitalin e Mirditës fëmijëve të shtruar në repartin e pediatrisë u jepet për mëngjes çaj, gjalpë, djathë dhe reçel; në drekë fasule dhe në darkë makarona. Menyja nuk ndryshon për ditë të tëra dhe përveç kësaj, këtij spitali në shumicën e rasteve i ikin dritat. Në dimër situata vështirësohet dhe më shumë ku shërbimi u jepet pacientëve më qiri.

Fiks Fare solli mbrëmjen e së martës menynë që u servilet fëmijëve në spitalin e Mirditës ku u ofrohen për mëngjes të njëjtat gjëra si të rriturve, bukë me gjalpë dhe çaj. Gazetarët e Fiksit treguan me anë të pamjeve dhe dëshmive të shumta se menyja në këtë spital është e njëjtë për të gjithë pacientët, pa patur parasysh moshën e tyre.

E ëma e një fëmije 5 muajsh tregoi se për fëmijën e saj kishin çuar çaj dhe bukë me gjalpë. Ndërkohë një tjetër nënë që kishte fëmijën e shtruar, tregoi se në drekë ka fasule dhe darkë makarona. Edhe pse në fillim infermieret e pediatrisë i pohojnë gazetarit të Fiks Fare se fëmijëve të moshës nga 0-1 vjeç u jepnin në mëngjes qumësht, biskota, muhalebi.

Por infermieret demaskohen shumë lehtë kur gazetarja kërkon të shoh këto ushqime dhe kryeinfermierja përgjigjet “ sot nuk e kanë patur në menu”. Gazetarja e Fiks Fare për të vërtetuar se ankesën e nënave shikon dhe në magazinën e kuzhinës së spitalit, ku magazinieri për tre ditë rresht ka bërë dalje vetëm gjalpë, reçel e djathë. Ai justifikohet “ këto kanë mbetur se është në përfundim kontrata me furnizuesin”.

Shqetësim tjetër për prindërit ishin edhe energjia elektrike në spital. Ata thanë se dritat ikin shumë shpesh duke u kthyer në një problem të madh i ftohti.

Të njëjtat shqetësime me prindërit ndau edhe shefi i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Mirditës , i cili tregoi se çdo ditë gjen mbi komodinat në dhomat e fëmijëve, djathë dhe reçel ose çaj dhe gjalpë. “Nëse një fëmijë nuk ushqehet mirë as ilaçet që unë i jap nuk i bëjnë efekt, kot ja jap antibiotikët” thotë mjeku Gjovalin Valça. Ai tregon se problemet në këtë spital janë të mëdha, një problem sipas tij janë edhe dritat të cilat ikin shpesh dhe ai është i detyruar të japë shërbimin nën dritën e qiriut.

Gazetarët e Fiksit shkuan edhe tek drejtori i institucionit Edmond Karrica i cili tha se kuota për fëmijët është vetëm 150 lekë, kjo e miratuar prej vitesh nga Ministria e Shëndetësisë. “Unë nuk jam në dijeni që kanë munguar të gjitha produktet për fëmijët nga 0-1 vjeç, ndaj për këtë do pyes kryeinfermieren dhe do e verifikoj” shprehet z. Karrica. Për sa i përket ikjes së energjisë ai tha se ka bërë të gjitha përpjekjet me OSHEE-në dhe Drejtorinë e Tensionit të Mesëm, por akoma nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare.

Bisedë e zhvilluar në Repartin e Pediatrisë

Gazetarja: Sa muajsh është?
Prindi 1: 5 muajsh.
Gazetarja: Për këtë fëmijën ty të kanë sjellë atë bukën?
Prindi 2: Bukë e çaji e asgjë tjetër, grosh në drekë, asgjë fare.
Prindi 3: Ja kështu është këtu.
Prindi 2: As ka nxemje as , asgjë fare. Problemi është kështu, bukë çaji, në drekë grosh, në darkë makarona ato nuk futen në bark, a i sjellin a nuk i sjellin.
Gazetarja: Po ndonjë frutë? Ndonjë gjë?
Prindi 3: Jo, jo, jo
Gazetarja: Po dritat ikin ndonjëherë?
Prindi 2: Ikin dimrit më shumë, dimrit fik -ndiz, fik -ndiz, dimrit është më katastrofë,

Kryeinfermierja: 0-1 vjeç ka edhe qumësht me biskota, bëjmë edhe muhalebi.
Gazetarja: Ku janë këto që më tregon? Ku është qumështi, biskota dhe muhalebia? Mund të na i tregoni?
Kryeinfermierja: Jo sot nuk ka për shembull.
Gazetarja: Po përse, aty ishte një fëmijë 5 muajsh.
Kryeinfermierja: PO, një bebe.
Prindi : Jo qumësht fare këtu tek ne, vetëm çaj sollën.

Gazetarja: Sot në mëngjes për shembull çfarë ka patur? Çfarë është shpërndarë sot në mëngjes?
Magazinieri: Po, sot në mëngjes ke patur gjalpë edhe çaj, ja ku është edhe gjalpi.
Gazetarja: Po dje?
Magazinieri: Po ja shikoje dhe dje, gjalpë ka patur dhe dje se është përfundimi i kontratës.
Gazetarja: Dhe çaj
Magazinieri: Po, po
Gazetarja: Dakord, pardje, ka qenë mëngjesi çaj, gjalpë, 3 ditë u bënë
Magazinieri: Po edhe ashtu vazhdojnë të gjitha. Është përfundimi i kontratës, vetëm gjalpë, reçel ka. /Top Channel

 

Tags: “Fiks Fare”menujaushqimi

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Operacion ‘blic’, policia zbarkon në periferi të Korçës

Operacion 'blic', policia zbarkon në periferi të Korçës

“Çohu më herët moj kuç*ë! I levrit flokët atje, si me pa…”/Mësuesja shan e dhunon fëmijët (video)

"Çohu më herët moj kuç*ë! I levrit flokët atje, si me pa…"/Mësuesja shan e dhunon fëmijët (video)

Humb ish-gazetari i “Tv Klan”

Humb ish-gazetari i "Tv Klan"







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com