Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Skandali me Ukrainën, Trump mund të pësojë fatin e Riçard Nikson

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Skandali me Ukrainën, Trump mund të pësojë fatin e Riçard Nikson

Nga Michael D’Antonio “CNN”

Kur presidenti Donald Trump, e pranoi fundjavën që shkoi, se gjatë një bisede telefonike të zhvilluar në muajin korrik me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski, ai kërkoi ngritjen e akuzave penale për “korrupsion” ndaj rivalit të tij demokrat në presidencialet e vitit 2020, Xho Bajden, dhe djalit të tij, Hanter Bajden, ai ka rritur gjasat për t’iu nënshtruar procedurave të shkarkimit (impeachment).

“Ne nuk duam që njerëzit tanë, si zv/presidenti Bajden dhe djali i tij të merren me afera korruptive në Ukrainë”- deklaroi Trump për gazetarët. (Deri tani s’ ka asnjë provë për shkelje ligji si nga Xho ashtu edhe nga Hanter Bajden).

Të hënën, burime brenda Shtëpisë së Bardhë, thanë se po diskutohet mundësia e publikimit të një transkriptimi të bisedës telefonike mes Trump dhe Zelenskit. Tani kryetari i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin Amerikan, Adam Shif, thotë se nëse vërtetohet pretendimi se Trump e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainë, me hetimin që Kievi duhet të nisë ndaj familjes Bajden, “ne mund ta kemi kapërcyer Rubikonin”, mbi çështjen e procedurave të fajësimit.

Ndërkohë Kryetarja e Kongresit, demokratja Nensi Pelozi foli për “një kapitull të ri të paligjshmërisë”. Administrata Trump, ka ndërhyrë tashmë për të mbajtur të fshehtë informatorin që nxori në pah këtë skandal, duke bllokuar kësisoj procesin normal që do të informonte Kongresin Amerikan mbi këtë çështje.

Dhe duke u sjellë në këtë mënyrë, Trump po vepron sipas shembullit tragjik të Riçard Niksonit, që dha dorëheqjen kur Kongresi e akuzoi atë për shkelje të rënda të ligjit. Trump ma ka shprehur respektin e tij për Niksonin në një takim në zyrën e tij në vitin 2014. Ai më tha që e admironte Niksonin, si një jurist shumë të talentuar.

Gjatë bisedës që pata me Trump, pasi kisha mbledhur më herët informacione mbi jetën e tij, ai kritikoi Obamën, dy presidentët Bush, por edhe Bill Klintonin dhe Ronald Reganin. Por ai nuk tha asnjë fjalë të keqe për Niksonin. Gënjeshtrat dhe gafat e presidentit tonë aktual, janë të pambarimta.

E përditshmja “The Washington Post”, flet për mbi 12.000 të tilla. Arroganca e tij u shfaq hapur gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, kur ai tha se mund të qëndrojë në mesin e një rruge në Nju Jork, të qëllojë me armë mbi dike, dhe të mos humbasë asnjë votë.

Gjatë ushtrimit të detyrës si president, Trump ka pasur të njëjtën sjellje të shkujdesur, duke shkarkuar nga puna ndihmësit e tij – shpesh për besnikëri të pamjaftueshme – dhe duke e kthyer qeverinë federale në Kullën Trump, ku një njeri sundon falë instinkteve të tij.

Sigurisht, kaosi e ndan atë nga Niksoni, ekipi i të cilit ishte përgjithësisht efektiv në administrimin e qeverisë. Por një nga aspektet që e rrëzoi Riçard Niksonin – me gjasë më i rëndësishmi – ishte refuzimi i tij për të publikuar kasetën me bisedat, që ai i kishte regjistruar fshehurazi në Zyrën Ovale.

Të zbuluara fillimisht nga ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Aleksandër Batërfilld, kasetat dëshmuan përfshirjen e Niksonit në Skandalin e Uotergejtit, dhe e pamundësuan mohimin prej tij të së vërtetës. Këtu krahasimi me Trumpin është hipotetik, pasi ne nuk e dimë saktësisht se si çfarë u tha mbi Xho dhe Hanter Bajden, gjatë bisedës telefonike midis Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski.

Dhe tani presidenti, duket se dëshiron të publikojë një transkript të asaj bisede. Në pamje të parë, ky sinqeritet sugjeron një shkëputje nga modeli i Niksonit. Por një vëzhgim më i imtësishëm në historinë e kohëve të fundit, sugjeron që Trump mund të jetë thjesht më i aftë se sa Niksoni kur është fjala për lojëra me fjalët. Në komentet e tij të së dielës në lidhje me transkriptin, Trump tha:”Ne do të vendosim, se si do të publikojmë atë”.

Një dëgjues rastësor, do të kuptonte tek fjalët e Trump dëshirën për ta bërë publike bisedën telefonike. Por nuk është kjo ajo që ai tha. Në të vërtetë, ai vuri në dukje se çdo publikim do të përputhet “me atë që kemi thënë”, çka lë shumë hapësirë ​​për interpretim.

Trump shtoi se publikimi i përmbajtjes së bisedës telefonike, do të sfidonte udhëheqësit e huaj, dhe se zyrtarët e inteligjencës mund të bllokojnë publikimin e saj. Të dielën, si sekretari i tij i shtetit, Majk Pompeo, ashtu edhe sekretari i tij i Thesarit, Stiv Mnakin, u dërguan enkas në emisionet televizive të mëngjesit, për të bërë paralajmërime mbi kujdesin që duhet treguar me këtë publikim:”Unë mendoj se do të ishte tejet e papërshtatshme, të botohet transkripti i një bisede telefonike midis 2 udhëheqësve botërore”-tha Mnakin.

Ne e kemi dëgjuar këtë gjë më parë. Trump tha se dëshironte të publikonte deklaratat e tij të taksave, siç ka bërë çdo president ndër dekada, porse avokatët e tij nuk do ta lejonin. E njëjta gjë ndodhi gjatë hetimit të Robert Mylerit, kur Trump theksoi në mënyrë të përsëritur, se dëshironte të merrej në pyetje nga prokurori special, por më pas ndoqi një strategji parandaluese.

Merrni parasysh të gjitha provat, dhe është e lehtë të shihni se ashtu si Niksoni, impulset absurde të Trumpit, paraqesin një kërcënim për vendin dhe presidencën e tij. Por dallimi midis të dyve ekziston. Trump është Nikson, por ai ka një vetë-besim të tepruar, dhe shumë më pak respekt për institucionet e vendit. Ai përfaqëson një variant të rrezikshëm të një lloj lideri tragjik./ TIRANA TODAY

Tags: afera korruptiveAmerikëDonald TrumppresidentiRichard NixonUkraina

TË LIDHURA

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara
Bota

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

09:23 | 11/10/2025
Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza
Bota

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Next Post
‘Kjo është një maskaradë’/Ralf Gjoni i tensionuar, flet për një marrëveshje të fshehtë PD-PS

'Kjo është një maskaradë'/Ralf Gjoni i tensionuar, flet për një marrëveshje të fshehtë PD-PS

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP: Skualifikohet 1 nga kandidatët

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP: Skualifikohet 1 nga kandidatët

MS-13/ Brenda bandës hispanike në SHBA, që ka tmerruar dhe Donald Trump

MS-13/ Brenda bandës hispanike në SHBA, që ka tmerruar dhe Donald Trump







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re
Kosovo

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

by mirseda
12:31 | 11/10/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot...

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

11:30 | 11/10/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

09:23 | 11/10/2025
Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com