Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skandali i byzylykëve, Ministri i Drejtësisë fillon shkarkimin dhe kallëzimin e vartësve

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Skandali i byzylykëve, Ministri i Drejtësisë fillon shkarkimin dhe kallëzimin e vartësve

Ministri i Drejtësisë ka filluar të marrë masat ndaj vartësve të tij duke i shkarkuar dhe kallëzura penalisht ata lidhur me keqpërdorimin e byzylykëve për të dënuarit.

Pasi ka marrë në posedim byzylykët, dhe aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qendror të sistemit elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë, Bardhi ka kërkuar nga Departamenti i Administratës Publike shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Bardhit, sekretari është përgjegjës për situatën dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre. Ndërsa ka urdhëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimit të Provës.

Njoftimi për shtyp i Ministrisë së Drejtësisë:
Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me synim garantimin e sigurisë publike, Ministria e Drejtësisë ka arritur më datë 11.08.2017, të kryejë kolaudimin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike, nëpërmjet metodës së kampionimit rastësor të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje.

Konkretisht, janë marrë në posedim 72 byzylykë të pa përdorur më parë dhe 63 byzylykë të përdorur por në gjendje pune. Ndërkohë, 86 byzylykë janë aktualisht në përdorim nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes për subjektin që e përdor.

Pjesa e mbetur nga sasia prej 300 byzylykë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimit e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.

Gjithashtu, pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, kompania ka rënë dakord që të instalojë pranë Sallës Operative të Mbikëqyrjes Elektronike, edhe serverin qendror të sistemit elektronik, i cili do të jenë nën posedimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha masat e mësipërme, janë garanci shtesë për funksionimin e plotë dhe të rregullt të Sistemit të Mbikëqyrjes Elektronike, me qëllim garantimin e sigurisë publike.

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, në përfundim të hetimit administrativ mbi këtë çështje, informon opinionin publik se nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu, për shkak të këtyre shkeljeve është vlerësuar se në këtë rast ka edhe përgjegjësi penale, dhe Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kallëzim penal në prokurori.

Nga ana tjetër, hetimi administrativ ka evidentuar përgjegjësi disiplinore edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, për shkak të lejimit të dhënies në administrim të kompanisë private të pajisjeve në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës dhe lirimin e tij nga shërbimi civil.

Në përfundim të hetimit administrativ është vlerësuar e nevojshme edhe hartimi e miratimi i akteve të nevojshme administrative, për përmbushjen me korrektësi dhe sipas ligjit të detyrimeve reciproke kontraktuale që rregullojnë procesin e mbikëqyrjes elektronike, për të shmangur çdo problematikë, si dhe për të qartësuar të gjithë proceset e nevojshme të punës.

Ministri i Drejtësisë z. Bardhi falënderon grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë, stafin e mbikëqyrjes elektronike, si dhe të gjitha institucionet që bashkëpunuan në këtë proces, për përmbushjen me korrektësi të detyrimit ligjor, si dhe siguron qytetarët për vendosmërinë në zbatimin e ligjit.

Tags: byzylketkallezimMinistri i Drejtësisëshkarkimiskandalivartesit

TË LIDHURA

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë
Aktualitet

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

18:37 | 21/10/2025
Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kryesore

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

10:14 | 21/10/2025
Next Post
Ja si SHBA mund të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut

Ja si SHBA mund të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut

Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

Luli është po ai i djeshmi, “Republika e Re” ishte një gënjeshtër   

Zhgënjimi i xhihadistëve të Ballkanit  

Zhgënjimi i xhihadistëve të Ballkanit  







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com