Skandal/ Rama vjedh nga Katari projektin 3D të hekurudhës Tiranë-Durrës (Video)

Kryeministri Edi Rama është akuzuar shpeshherë se projektet e tij janë vetëm 3D, por këtë herë duket si ai ka mundur edhe veten, duke e vjedhur këtë projekt.

Ditën e sotme, sotme,  Rama paraqiti në një video që publikoi në rrjetet sociale, projektin e hekurudhës së re Tiranë- Rinas- Durrës, që do të nisë të ndërtohet.

“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë” , shkroi  kryeministri Edi Rama në Facebook-un e tij.

Por, nuk është mbyllur dita dhe ka rezultuar pamjet e publikuara nga kryeministri Rama janë të vjedhura nga një projekt në Katar.

Pamjet janë marrë shabllon ashtu sikurse janë paraqitur edhe në videon e publikuar në Youtube për metronë e Doha-s, kryeqyteti i Katarit.

Nëse këto pamje janë të vjedhura nga kryeqyteti i Katarit, atëherë po me projektin e shumëpërfolur çfarë ka ndodhur, aq sa edhe për një renderim në 3D nuk është lodhur kush?