Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer.

Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja e kësaj dërgese, e më pas konfirmoi mbërritjen e dozave, vaksinat mbërritën në aeroporin “Nënë Tereza”.

Bashkë me vaksinat, në Tiranë erdhi edhe kryeministri Edi Rama nga Brukseli, ku u bëri thirrje qytetarëve për durim.

“Sot kemi marrë konfirmimin nga Pfizer për ardhjen e 30 mijë dozave të tjera në muajin prill. E kam thënë edhe më herët dhe duke sikur përsëris gjithçka. Por, kemi të konfirmuar 14 mijë e 400 dozat e para nga Astrazeneca përmes Covax, më pas do të vijohet me të tjera ngarkesa. Ju lutem durim, durim, durim sepse është një luftë që zhvillohet ditën dhe natën dhe ne nuk jemi mbrapa askujt. Durim,”- tha Rama.