Kanë zgjedhur Ksamilin si një “parajsë” bregdetare e vendit tonë, por janë detyruar ta braktisin atë.
Arsyeja? Derdhja e ujërave të zeza në plazh për shkak të plasjes së një tubacioni.
Siç duket nga videot e publikuara nga Panorama, deti ka marrë ngjyrë komplet tjetër, ndërsa pushuesit janë larguar të shqetësuar, për t’iu shmangur edhe ndonjë infeksioni të mundshëm.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda”, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga autoritetet.