Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Skandal/ Mësuesja rreh me rrip nxënësin e klasës së 6-të, i mituri braktis shkollën

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal/ Mësuesja rreh me rrip nxënësin e klasës së 6-të, i mituri braktis shkollën

Fiks Fare solli historinë e një djali nga Gjakova i cili është rrahur nga mësuesja e matematikës 3 vite më parë. Ai ka braktisur shkollën pasi ndaj mësueses nuk është marrë asnjë masë dhe ajo vazhdon të japë akoma mësim.

Në vitin 2015 mësuesja e matematikës, në shkollën “Emin Duraku” , në ditët e para të shkollës, rreh nxënësin e klasës së gjashtë me rrip pantallonash dhe shuplaka. Pas denoncimit drejtoria i jep vërejtje me gojë dhe i ndërron vetëm klasën. Inspektoriati i Arsimit fakton dhunën e ushtruar, psikologjike, fizike dhe ulje në notë. Gjykata deri më tani ka konfirmuar deri në apel, që provat janë korrekte dhe të ligjshme. Ndërkohë pas tre vitesh ende nuk ka dhënë një vendim. Nxënësi refuzon të shkojë në shkollë, në shenjë proteste deri sa mësuesja të marrë dënimin për dhunën që i ka shkaktuar.

Në kameran e Fiksit, djali dhe nëna e tij rrëfejnë dhunën e ushtruar nga mësuesja, injorimin e drejtorisë së shkollës dhe gjykatës, e cila pavarësisht se i ka dhënë të drejtë ende nuk ka marrë një vendim për mësuesen dhunuese. Ata thonë që nëse mësuesja nuk dënohet, do ta marrin vet drejtësinë ne dorë duke kërcënuar me kanun.

Djali sot 14 vjeç, tregon se mësuesja e ka rrahur pa asnjë shkak me rrip pantallonash dhe shuplaka. Madje i ulte edhe vlerësimin. Në fillim nuk i tregoi prindërve pasi nëna ishte shtatzënë dhe kishte frikën e një tragjedie. Në momentin që nuk duronte më ai e rrëfeu ngjarjen në rrjetin social Facebook. Ai tregon se dhunë është ushtruar edhe tek nxënësit e tjerë dhe se drejtori i shkollës i kish bërë presion që ai ta tërhiqte deklaratën. Nëna deklaron se djali ishte shumë i prekur nga kjo situatë. Ata nuk e kishin kuptuar deri ditën që ai u rrëzua në tokë dhe tregoi çdo gjë. Pas dhunës së ushtruar ai është kuruar, por nuk pranon të shkoj në shkollë në formë proteste. Sipas saj institucionet po e zvarrisin shumë dënimin e mësueses dhe ajo sot vazhdon të japë mësim ndërsa djali është pa shkollë. Gjithashtu para kamerës së Fiksit ajo i bën thirrje institucioneve t’i japin fund kësaj vuajtje dhe të vënë në vend drejtësinë, në të kundërt do të respektojnë kanunin.

Gjatë kontrollit të policisë, e cila ka nisur hetimet pas rrëfimit të djalit në rrjetin social, mësueses Leonora Doli, ju gjet në dollap rripi i pantallonave. E kontaktuar nga gazetarët e Fiksit ajo mohon të ketë ushtruar dhunë, pasi fëmija është me të “meta fizike” sipas saj dhe e ka parë më shumë se të tjerët . Ajo thotë që faktet janë të inskenuara dhe montuara. Madje pretendon se i fabrikuar është edhe raporti i Inspektoriatit të Arsimit. Mësuesja mbrohet verbërisht edhe nga mësuesit e tjerë.

Drejtori i shkollës i Alber Zajmi thotë se pret të flas gjykata. “Unë nuk jam ai që marrë masa dhe nuk e di pse drejtoria arsimore komunale ka marrë vetëm vërejte me gojë dhe nuk përmend dhunën e ushtruar. Unë mendoj se ky episod nuk ka ndodhur, por duhet të flasin institucionet.” I të njëjtit mendim është edhe nëndrejtori i shkollës dhe njëra nga mësueset e cila shprehet se ato mbrojnë njëri -tjetrin. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka qenë i pranishëm.

Institucionet qendrore dhe komunale përplasen me njëra- tjetrën. Sipas Inspektoriatit të Arsimit dhuna ka ndodhur dhe mësuesja duhej të ishte pezulluar. Kjo ngjarje është fshehur nga drejtoria e shkollës dhe ish drejtori i Drejtorisë Arsimore. Gjergj Gojani, udhëheqës i Inspektoriatit thotë se rekomandimi është i vërtete, por nuk është marrë në konsideratë . Drejtori aktual i Drejtorisë Arsimore thotë që është i ri në këtë pozicion dhe nuk mund të flas për një vendim që është marrë nga paraardhësi i tij. Ai nuk e ka idenë përse në vendim nuk është përmendur dhuna fizike dhe psikologjike ashtu siç edhe e ka vërtetuar Inspektoriati. Pa folur gjykata ata nuk ndërhyjnë, ndërkohë që mësuesja Leonora Doli vazhdon të japë mësim sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Tags: 6-tëbraktise klasësi miturimësuesjanxënësinrrehrripshkollënSKANDAL

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
“Izaura” i përgjigjet ironisë së Ramës: A e hoqën qafe, a vrau veten nuk e di

“Izaura” i përgjigjet ironisë së Ramës: A e hoqën qafe, a vrau veten nuk e di

Marku pret zyrtarin e lartë gjerman: Njësi të përbashkëta investigative

Prokuroria: S’ka dosje të veçantë për Dakon, hetimi është bashkuar

Basha për denoncimin e Xhiseilës: Gjithë shteti përballë një jetimeje

“E hoqën përgjimet e Dakos”, Basha zbardh largimin e shefit të Shërbimit Sekret







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com