Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal, mbetet 4 vite pa pension sepse i ngatërruan mbiemrin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal, mbetet 4 vite pa pension sepse i ngatërruan mbiemrin

Emisioni BOOM ka trajtuar sot rastin e një të moshuari, i cili prej 4 vitesh nuk merr pension.

Bëhet fjalë për Çaush Muskallari, i cili edhe pse ka mbushur moshën për pension pleqërie ka katër vjet që nuk del në pension për shkak të një ngatërrese që i kanë bërë në regjistrin e kooperativës bujqësore ku ka punuar 25 vjet.

Nga Muskallari mbiemrin ja kanë venë Xhafka. Datëlindja dhe atësia nuk ndryshojnë por ndryshon mbiemri.

Sipas tij për këtë duhet hapur një gjyq, por ai nuk ka asnjë të ardhur për të hapur gjyq dhe për të bërë njohjen e viteve të punës, ndaj ka 4 vjet që se gëzon këtë të drejtë. Ai bën thirrje për ndihmë, nëse dikush mund të ndjek në gjykatë këtë problem dhe ai ta shlyej pasi të marrë pensionin këtë detyrim ndaj avokatit.

Çaush Muskallari: Jam 69 vjeç, nuk më del pensioni. Vitet i kam 25 dhe një vit kam punuar në minierë. Më sjellin pengesë për mbiemrin. Unë mbiemrin e kam Muskallari. Mua nuk më njohin asnjë vit pune. Unë kam hedhur firmën në bordero, të ma japin mua ta shoh si e kam hedhur firmën me mbiemër Muskallari apo Xhafkallari. Më kanë thënë të hap proces gjyqësor, por unë nuk kam asnjë të ardhur. Unë do t’i lutem një avokati shtetëror që të ndjekë rastin tim në gjykatë. Unë dua vetëm të drejtën. 

BOOM kontaktoi edhe me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.  Ajo që të bie në sy në përgjigjen e Institutit të Sigurimeve Shoqërore është fakti se vetë ISSH ka zbuluar disa detaje që tregojnë që ky është një gabim material, dhe se bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Nga verifikimet nuk ekziston asnjë person me gjeneralitete Çaush Xhafka dhe Çaush Sefedin Xhafka në 12 Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe në Zyrën e Gjendjes Civile”, thuhet në përgjigjen e ISSH.

Po a e përfiton mbrotjen falas zoti Çaush?

BOOM shkoi pranë zyrës së ndihmës ligjore falas tek ministria e drejtësisë për të kuptuar nëse mund të ofrohej ndjekje e këtij rasti, por për momentin, ofrohet vetëm këshillim na thanë, nuk ofrojnë avokat.

Gazetari: Çfarë asistence mund t`i jepni ju këtij?

Përfaqësuesi i zyrës së ndihmës ligjore: Nga ana jonë në këtë lloj pike nuk jepet dot asnjë lloj asistence. Ligji për ndihmën juridike parashikon dy faza. Faza e parë është faza këshillimore, faza e dytë është dhënia e avokatit falas. Vënia e avokatëve falas jepet mbi disa premisa që qytetari duhet të plotësojë disa kushte kryesisht ekonomike, pra nuk ka të ardhura ekonomike të mjaftueshme për të vajtur në gjykatë, por kjo lloj faze për momentin nuk ofrohet sepse janë disa organe të cilat nuk kanë marrë miratim nga organet më të larta për të vazhduar më tej këtë punë.

Kjo është faza tranzitore pasi ligji e ka përcaktuar shumë qartë që do jepen avokatë falas, se kush janë fashat në shoqëri, por kemi një fazë përgatitore që mund të zgjas 1 muaj, 30 ditë 20 ditë, 40 ditë, 50 ditë dhe nuk të ofrohet dot.

Pra shteti nuk e ndihmon dot zotin Çaush. Atëherë thirrja është nëse ndonjë avokat, sigurisht e merr përsipër ta ndihmojë për ta përfaqësuar këtë të moshuar në gjykatë për të fituar të drejtën e pensionit, të kontaktoj me emisionin “Boom”.

Tags: 4 vitei moshuarii ngatërruanmbiemrinpa pensionSKANDAL

TË LIDHURA

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz
Aktualitet

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq
Aktualitet

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
Next Post
‘Xhevahiri’ i së ardhmes, Kluivert vendos rekord në Champions League

‘Xhevahiri’ i së ardhmes, Kluivert vendos rekord në Champions League

Rama i bindur: Godinës i ka ardhur fundi, do ndërtojmë Teatrin e ri

Rama flet sërish për ‘Xhisielën’: Shumë shpejt një paketë antishpifje

Kalojnë Vjosën me “teleferik” për në shkollë, fëmijët rrezikojnë jetën çdo ditë

Kalojnë Vjosën me “teleferik” për në shkollë, fëmijët rrezikojnë jetën çdo ditë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com