Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Skandal korruptiv”/ PD: Rama po i jep tre oligarkëve me koncesion një port privat

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Skandal korruptiv”/ PD: Rama po i jep tre oligarkëve me koncesion një port privat

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reaguar në lidhje me kontratën koncesionare për portin në Porto-Romano të Durrësit.

Përmes një deklarate për mediat, Gjata akuzon Ramën se po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash, për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria.

Gjata e cilëson këtë si një shkelje flagrante të ligjeve dhe të standardeve të sigurisë kombëtare të vendit. Sipas tij, ky port privat cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, si dhe dobëson luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës ndërkombëtare

“Kjo është nuk është thjesht vjedhje! Kjo është tradhti që Edi Rama kryen kundër shqiptarëve, në kohën më kritike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, u shpreh ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Në mes të krizës së pandemisë, Edi Rama ka braktisur mijëra familje në mjerim, po shtyn biznesin shqiptar dhe ekonominë kombëtare drejt falimentimit. Por Edi Rama nuk ka pushuar asnjë cast pagesat dhe favoret për oligarkët. Pasurimi i oligarkëve është prioriteti i tij i vetëm.

Ndërkohë që shqiptarët zhyten në varfëri, papunësi dhe pasiguri, Edi Rama po privatizon kufijtë, doganat dhe portet e Shqipërisë duke ua dhënë me koncesion oligarkëve.

Në kulmin e krizës së vendit, Edi Rama po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria.

Në vitin 2015, Edi Rama ju dha tre oligarkëve Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari një koncesion të paligjshëm për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin.

Tani, Edi Rama, me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit.

Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe e standareve të sigurisë kombëtare të vendit.

Ky është një skandal korruptiv dhe me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë. Ky port privat për mallrat cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, dobëson luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës ndërkombëtare, përfshi trafikun e drogës.

Porti i oligarkëve rrezikon financat publike dhe mundëson një parajsë të evazionit fiskal.

Porti i oligarkëve do të jetë një port për drogën, për kontrabandën, dhe një qendër e krimit. Ky port është privatizim i sovranitetit të Shqipërisë në duart e oligarkëve.

Vendimi për t’u dhënë oligarkëve këtë koncesion të ri, merret kur Edi Rama ka zhytur në papunësi dhe varfëri qindra mijëra familje shqiptare.

Vendimi për të pasuruar akoma më shumë oligarkët, për të privatizuar atdheun për interesin e tyre merret nga Edi Rama në këtë kohë të pandemisë ekonomike, kur biznesi shqiptar po shtyhet të falimentojë nga mungesa e ndihmës financiare dhe nga barra e rëndë e taksave.

Ja pse taksat që paguajnë qytetarët dhe biznesi nuk shkojnë për të ndihmuar njerëzit. Sepse paratë e shqiptarëve Edi Rama vendos tua falë oligarkëve duke ju ndërtuar edhe rrugën e portit privat me plot 5.4 milionë euro.

Kjo është nuk është thjesht vjedhje! Kjo është tradhëti që Edi Rama kryen kundër shqiptarëve në kohën më kritike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre!

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar deklaron publikisht, se nuk e njeh këtë akt kriminal tradhtie ndaj shqiptarëve. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë me efekt prapaveprues këtë vendim të paligjshëm dhe do ti vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Tags: clirim gjataedi ramakoncesionPDporto romanp

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Rregullat e reja për fundjavën/ Rama del me njoftimin e fundit për qytetarët

Rregullat e reja për fundjavën/ Rama del me njoftimin e fundit për qytetarët

Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

1915/ “Një dolli nga Esat Pasha për mbretin Kostandin të Greqisë”

1915/ “Një dolli nga Esat Pasha për mbretin Kostandin të Greqisë”







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com