Një tjetër student i Universitetit Bujqësor është përplasur me kryeministrin Edi Rama. Ai ka ironizuar shprehjen e rektorit të universitet, ku ky i fundit tha; “Kam këllqe”. Po kështu, ai tha prerazi se nuk bën pjesë tek ekselentët, dhe se ka provime të mbartura.
“Na falni për edukatën, se kaq formim kemi. Se kemi një rektor që na tregon këllqet, se sa i ka këtu. S’jam ekselent, kam dhe provime të mbartura”, tha studenti.
Kjo kundërpërgjigje vjen pasi rektori ia preu shkurt studentëve, në sy të Ramës.
“Nuk është në këllqet e mia që t’u jap përgjigje për të gjitha pyetjet, pasi disa prej tyre dalin jashtë juridiksionit që ka universiteti”, tha rektori.