E premte, 30 Korrik, 2021
18.5 C
Tirana

S’ka më WhatsApp nën 16 vjeç, BE bllokon aplikacionin

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, i cila është në pronësi të Facebook (FB), ka rritur moshën minimale të përdoruesit në Evropë. Mosha e të gjithë atyre që mund të përdorin WhatsApp nga 13 vjeç ka shkuar në 16 vjeç. Të gjitha këto ndryshime bëhen në mënyrë që të pajtohet me një ligj të ri për privatësinë e të dhënave. Por, pragu i moshës 13 vjeç mbetet për pjesën tjetër të botës, shkruan CNN.

WhatsApp tha se po përditësonte kushtet e shërbimit të saj në Bashkimin Evropian para se Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të hyjë në fuqi më 25 maj.

GDPR synon të zgjerojë dhe përditësojë rregullat e të dhënave që kanë qenë në vendet e të gjithë Evropës që nga viti 1995, shumë kohë përpara se shkeljet e sigurisë dhe rrjedhjet e të dhënave të bëheshin një dukuri e zakonshme, transmeton Tirana Today.

Rregullat u japin evropianëve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale. Kompanitë duhet të marrin pëlqimin e një individi për të ruajtur dhe përpunuar të dhënat personale dhe nuk do të lejohen të mbajnë të dhëna për më shumë se sa është e nevojshme.

GDPR gjithashtu kërkon që kompanitë që merren me të dhënat personale të personave nën moshën 16 vjeç, të marrin pëlqimin nga një prind ose kujdestarët ligjorë. Kompanitë duhet të bëjnë “përpjekje të arsyeshme për të verifikuar” moshat e përdoruesve, “duke marrë parasysh teknologjinë në dispozicion”, transmeton Tirana Today.

Nuk është e qartë se si WhatsApp do të zbatojë miratimin e prindërve dhe rregullat e kufizimit të moshës. Shërbimi i mesazheve nuk u përgjigj kur u pyet për më shumë informacion të mërkurën.

Lexo edhe :   BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

WhatsApp aktualisht kërkon që përdoruesit të verifikojnë moshën e tyre kur regjistrohen dhe pajtohen me kushtet e shërbimit të saj. Sigurimi i informacionit të rremë shkel kushtet e tij, dhe përdoruesit mund të mos e përdorin aplikacionin si rezultat. transmeton Tirana Today.

Lexo edhe :   BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Një zëdhënës i kompanisë tha se përdoruesit midis moshës 13 dhe 15 vjeç në disa vende të BE-së do të kenë nevojë për leje nga një prind ose kujdestar për të përdorur disa nga karakteristikat e platformës. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Punonjësit federalë përsëri me maska

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit....

Kualifikim historik/ Laçi në raundin e tretë të Conference League

Mund të quhej si mision i pamundur, por në futboll kjo fjali ekziston vetëm në letër, sepse fusha flet ndryshe. Me plot meritë, Laçi ka...

Izraeli nis të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-covid

Izraeli do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij...

“Krimi po merr tenderat në Fier”/ Subashi reagon pas deklaratës së Petro Koçit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në...

Conference League/ Partizani nuk ia del, Bazeli e eleminon në raundin e dytë

Partizani pësoi një tjetër humbje ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’. Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke...