E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Kukësi përgatitet në “det”, për ti prishur festën Skënderbeut (Video)

Skënderbeu pasi mposhti Partizanin në minutat e fundit në “Selma Stërmasi” kërkon që të fillojë festën pas përballjes me kampionët në fuqi Kukësin, me të cilët do të përballet këtë fundjavë. Korçarët pasi të mbarojnë betejën me UEFA-n ku kërkojnë të ulin dënimin 10-vjeçarë që kanë marrë pasi akuzohen për trukim ndeshjesh, do të fokusohen tek tre pikët e fundit që u nevojiten për tu shpallur kampionë të Superiores matematikisht.

Do të jetë një festë më e bukur nëse e sigurojmë kampionatin në këtë sfidë, janë shprehur korçarët. Kjo pasi mes dy ekipeve ka një rivalitet të madh, duke mos harruar atë shfaqje të turpshme për futbollin që ndodhi një vit më parë në Kukës, në një ndeshje vendimtare për kampionatin.

Thënë ndryshe, në “qytetin e serenatave” po përgatiten për festë. Por, në kampin tjetër, objektivi është i kundërt. Verilindorët e Peter Pacult duken të karikuar për ta shtyrë shkurorëzimin e tyre sat ë munden, të paktën kjo të mos ndodhë në përplasjen e fundjavës me kampionët e rinj në ardhje.

Trajneri austriak i Kukësit, duke folur për “Supersport”, ka nënvizuar ditën e sotme: “Shkarkimi i ngarkesës psikologjike është diçka shumë e rëndësishme në këtë moment. Sezoni ka qenë shumë i lodhshëm dhe, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga fundi, duhet që lojtarët, sidomos në aspektin psikologjik, të jenë sa më të qetë.

Kemi vendosur të kryejmë një stërvitje ndryshe nga herët e tjera. Zhvilluam disa lojëra këtu në rërë, në bregdet. Luajtëm edhe volejboll e futboll, për t’i argëtuar sa më shumë lojtarët. Skuadra duhet të jetë e freskët mendërisht dhe kjo është mënyra më e mirë. Nuk duhet konceptuar si një ditë relaksi kjo, ishte një stërvitje e mirëfilltë.

Nuk është se po nënvlerësojmë impenjimin e radhës, nuk duhet parë si një shenjë mosrespekti, sepse kjo ditë e miksuar, mes stërvitjes dhe argëtimit, ka edhe më shumë vlera se një stërvitje normale. Doja t’i dërgoja të bënin ski lojtarët, siç bëjmë ne në Austri, por është shumë ngrohtë.

Dueli i radhës me Skënderbeun? Për nga historia e viteve të fundit mund të konsiderohet një ndeshje derbi, përballet vendi i parë me vendin e dytë. Qëllimi ynë kryesor është t’ia shtyjmë festën Skënderbeut. Pa diskutim, është një ndeshje shumë e vështirë.

Dua ta përgëzoj trajnerin Ilir Daja, sepse ka një skuadër vërtetë cilësore dhe e ka menaxhuar situatën mjaft mirë pas dënimit të UEFA-s. Ka lojtarë me shumë përvojë, që prej vitesh luajnë së bashku, megjithatë, e ritheksoj, shpresoj të bëjmë më të mirën dhe t’ia shtyjmë festën Skënderbeut, të paktën edhe për një javë.

Kemi edhe 6 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe shpresoj të jemi në maksimum, për ta realizuar objektivin që i kemi vendosur vetes. Jemi në një pozicion të mire, pavarësisht barazimit ndaj Laçit. Dua të rikujtoj se ku ishte kjo skuadër në muajin janar dhe ku jemi tani. Pra, kemi bërë një rrugëtim për t’u marrë në konsideratë.

Nuk e kam planifikuar ende skuadrën për Kupat e Europës, të jemi realistë, por fillimisht duhet të sigurojmë pjesëmarrjen. Në momentin që matematika do të na dërgojnë në Europë, atëherë do të nis të mendoj për skuadrën që do të na përfaqësojë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...

Nostalgji futbolli/ Valdano: “Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte…”

Jorge Valdano për Raul Gonzalez Blanco: "Një ditë para debutimit të tij, unë i bëra një pyetje për ta provuar, kështu i thashë: 'Po mendoj...