pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetteosbet girişcasinomilyonbahiscasino girişteosbetibizabet girişbahiscasinocratosroyalbet girişibizabetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetbahiscasinobetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

S’ka qetësi për politikën shqiptare, zbardhen emrat e kriminelëve

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Basha edhe një herë tjetër ka apeluar ndaj deputetëve të mazhorancës, që të votojnë ligjin që i hap rrugë Vettingut për politikanët. Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi. Ai u shpreh se aleanca e Ramës me krimin shkaktoi kaos në vend. Kreu i PD-së i dha shuplakën e radhës Ramës e deputetëve socialistë. Për të, në këtë Parlament dhe në krye të shtetit kemi ushtarët e krimit. Kryedemokrati nënvizoi se qeveria është e kapur nga krimi, dhe se kriminelët vendosin për gjithçka.

“3 vjet më parë, nga kjo sallë, PD bashkë me qytetarët shqiptarë formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit për një realitet të tmerrshëm. Persona me precedent kriminalë u sollën nga kreu i Rilindjes në këtë sallë si deputetë, u sollën në krye të bashkive të vendit, u bënë drejtorë.

Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte artikulimi politik, e kundërta kishte ndodhur. Në shumicën dërrmuese të rasteve, këta njerëz kishin qenë në burg, për shitjen dhe trafikimin e vajzave dhe nënave shqiptare, si në rastet e Prengës, Roshit, Frrokut etj.

Fatura që shqiptarët paguan për këtë bashkim qelbësirash është para syve tuaj. Ku për herë të parë më shumë se gjysma e qytetarëve duan të largohen. Aleanca e Ramës me krimin shkaktoi kaos në vend. Rama dhe kriminelët, për dy vite me radhë i rezistuan dekriminalizimit.

Me miratimin e këtij projekti, qytetarët bënë të mundur që këta kriminelë të mos jenë më për 20 vjet në Parlament dhe në administratë. Por sot në këtë Parlament, dhe në krye të shtetit kemi ushtarët e krimit. Sot qeveria është e kapur nga krimi, sot kriminelët vendosin për gjithçka.

Sot opozita ofron Vettingun për politikën, i njëjti standard që u vendos për policët dhe prokurorët. Asnjë ndryshim nuk ka Vettingu për politikanët nga ai për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

Shqiptarët e kuptojnë që sot një Vetting do të bëhet. Sot do të merret vesh se cilët politikanë duan të jenë mbi ligjin, sepse kanë frikë nga Vettingu. Kemi një deputet Ergys Çyrbja i faktuar si anëtar i bandës së Shullazit, kemi Fatmir Xhafën që ndihmoi të vëllanë ti fshihej policisë italiane.

Kemi atë që do të vijë të flasë pas meje, i cili ka deklaruar personalisht miqësi me një kriminel të rrezikshëm, për të cilën u devijua shtrati i Lanës. Kemi Alket Hysenin, Arben Ahmetajn ortak me inceneratorë, kemi Damian Gjiknurin i regjistruar duke bërë pazare me kriminelë.

Kemi Dakon e 339-s, kemi Saimir Habilajn, vetë Erjon Velinë, kemi Edi Ramën, i cili është përfshirë drejtpërdrejtë në kontaktin me kriminelët e Shqipërisë. Kjo aleancë e ngushtë e Ramës me krimin, është faktori kryesor i gjendjes në vend.

Masa që propozojmë sot, është që nuk do të ketë asnjë sukses pa e ndarë politikën nga krimi. Nuk do të ketë sukses asnjë reformë, as reforma zgjedhore, për sa kohë sistemi i drejtësisë nuk ka çuar asnjë politikan prapa hekurave.

Venecia ju ka kërkuar që të uleni dhe bashkë me opozitën të punoni që ligji për Vettingun e politikanë të miratohet me konsensus. Këta nuk e duan Vettingun, sepse për shumë prej tyre ky është fundi i karrierës politike.

Sot i bëjë këtë apel të fundit që ta kalojnë këtë moral, këta që janë në të majtë dhe të bashkohen me ne për të votuar amendamentet kushtetuese”, deklaroi Basha.

TË LIDHURA

Aktualitet

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

15:47 | 11/06/2026
Aktualitet

“Sheshi u përket qytetarëve”/ Kërkohet forum popullor me 200 përfaqësues

15:28 | 11/06/2026
Aktualitet

GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

15:15 | 11/06/2026
Next Post

Balla ngre Parlamentin në këmbë

Studentët mposhten para Ramës: Do të rikthehemi më të fortë në janar!

Berisha kap "mat" Ramën: Mos të shoh me anti-plumb herës tjetër në Kuvend!







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

by mirseda
15:47 | 11/06/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba. Këta...

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

15:33 | 11/06/2026

“Sheshi u përket qytetarëve”/ Kërkohet forum popullor me 200 përfaqësues

15:28 | 11/06/2026

GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

15:15 | 11/06/2026

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

15:04 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com