Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

S’ka më minifunde dhe atlete në Kuvend, ja rregullat e “ashpra” që duhet ti zbatojnë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
S’ka më minifunde dhe atlete në Kuvend, ja rregullat e “ashpra” që duhet ti zbatojnë

Një udhëzues mjaft i ashpër është miratuar nga Byroja e Kuvendit, referuar kodit të sjelljes së deputetëve. Ky udhëzues është kërkuar me këmbëngulje nga organizmat e BE prej më shumë se katër vitesh. Udhëzuesi në fjalë i kushton një rëndësi të veçantë stilit të veshjes së deputetëve, dhe sjelljes së ligjvënësve në jetën private.

Veshja e deputetit të përcjellë parimet etike

Pika pesë e udhëzuesit parashikon që veshja e deputetit të jetë e përshtatur me funksionin. Të përshtatet me mjedisin e veprimtarive parlamentare, si dhe të përcjellë normat dhe parimet etike të atij që e mban.

Udhëzuesi parashikon që drejtuesi i mbledhjes, seancës etj., nëse konstaton se deputeti ka veshje të papërshtatshme, e nxjerrë jashtë deputetin, për të përshtatur veshjen. “Pamja, kontaktet për shkak të punës, veprimet dhe përshtypja e përgjithshme që deputetët japin në punë, janë faktorë të rëndësishëm edhe për ruajtjen e reputacionit të institucionit të Kuvendit. I cili duhet të jetë në përputhje me tendencat mbizotëruese në nivele institucionesh të ngjashme.

Të gjithë deputetët, pavarësisht gjinisë, duhet të jenë të vetëdijshëm që të kenë një pamje të jashtme zyrtare, profesionale dhe të përshtatshme. Është përgjegjësi e drejtuesit të seancës, ose në përgjithësi të drejtuesit të mbledhjes ose ftuesit të një takimi, që të monitorojë respektimin dhe të tërheqë vëmendjen për respektimin e kodit të veshjes nga deputetët. Në rast se drejtuesi i seancës së komisionit, seancës plenare ose i organit të Kuvendit konstaton mosrespektim të Rregullores, fton deputetin të largohet dhe të përshtatë veshjen”, thuhet në udhëzues.

Vijat e kuqe për burrat

Udhëzuesi parashikon disa vija të kuqe, sa i takon veshjes së deputetëve. Në udhëzues janë marrë dy modele, që duhet të respektohen nga meshkujt. Modeli i parë për meshkujt parashikon këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata serioze/jo të rastit / të shkujdesura (casual).

Gjithashtu rekomandohet të vendosin një kravatë, e cila duhet të jetë e lidhur mirë. Modeli nuk parashikon atlete, por vetëm këpucë serioze. Meshkujt duhet të shmangin aksesorët dhe stampat e dukshme. Duhet të jenë gjithmonë të rruar, ose në çdo rast me mjekër dhe flokë të kuruar e të rregullt.

Modeli i dytë i përket Kombeve të Bashkuara, i cili parashikon kollare dhe një këmishë serioze, zyrtare. Xhaketat janë të rekomandueshme, por nuk kërkohen. Pantallonat duhet të jenë zyrtare dhe të vishen me këmishë. Xhinset ose pantallonat e shkurtra nuk janë të duhurat dhe janë të papranueshme. Këpucët duhet të jenë zyrtare, dhe të përshtatshme për eventin.

Vijat e kuqe për femrat

Femrat nuk duhet të veshin fundet e shkurtra, dekoltetë, veshjet pa mëngë, materialet sportive ose ekstravagante (xhinse, lëkura) ose ngjyrat e forta. Këpucë zyrtare të mbyllura para dhe të shmangin takat e larta (mbi 7 cm), platformat, si dhe ngjyrat e forta. Nëse duhet të përdorin bizhuteri, ato duhet të jenë fine dhe elegante. Të shmangin tualetin e tepruar (të përdorin ngjyra të lehta) dhe parfumin e tepruar. Të shmangin aksesorët e mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë. Të shmangin lyerjen e thonjve, prerjen e flokëve dhe përdorimin e ngjyrave, në mënyrë ekstravagante.

Modeli dytë për femrat

Modeli i OKB që duhet të respektojnë deputetet shqiptare parashikon një bluzë të këndshme, por dekolteja nuk duhet të jetë e dukshme. Për ta bërë veshjen të duket akoma më mirë, xhaketa do të ishte perfekt. Të gjitha femrat duhet të veshin pantallona, gjatësia e të cilave të jetë poshtë gjurit.

Nëse vishet fustan, ai duhet të jetë serioz, zyrtar. I përshtatshëm për eventin dhe jo fustan mbrëmje. Fustani nuk duhet të jetë i hapur sa të arrijë skajet e shpatullave. Gjatësia e fustanit duhet të jetë deri poshtë gjurit.

Duhet mbajtur parasysh tё mos jetë i ngushtë, me përjashtim të pjesës së belit. I njëjti rregull aplikohet dhe për fundet. Nëse femrat dëshirojnë të veshin funde, gjatësia e tyre duhet të jetë deri poshtë gjurit.

Po ashtu kërkohen dhe këpucë serioze. Fundet sportive dhe shapkat e plazhit nuk lejohen. Rregulli i prerë është jo dekolte të tepruar, jo shpatulla jashtë dhe jo gjunjë të zbuluar!/shqiptarja.com

 

Tags: deputetëkuvendveshja

TË LIDHURA

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë
Kosovo

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës
Aktualitet

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia
Aktualitet

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
Next Post
Vdes në llixhat e Elbasanit kosovarja, i shoqi pëson gjendje shoku

Vdes në llixhat e Elbasanit kosovarja, i shoqi pëson gjendje shoku

Rama i përgjigjet “kazanit”: Mos nxirrni broçkulla për Almën!

Rama i përgjigjet "kazanit": Mos nxirrni broçkulla për Almën!

“Bomba shpërthen në orën…”, alarm në Athinë, evakuohet gjykata

“Bomba shpërthen në orën...”, alarm në Athinë, evakuohet gjykata

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi
Bota

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

by mirseda
23:06 | 20/05/2025
0

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit amerikan Donald Trump se Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin...

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com