Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të rëndësishme në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit.
Meta i ka hapur rrugën ligjit “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit”.
Ai dekretoi edhe ligjin “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” si dhe ligjin ”Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.