Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sistemi TIMS e nxjerr në Qafë-Thanë, qytetari gjobitet nga policia në Lezhë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Sistemi TIMS e nxjerr në Qafë-Thanë, qytetari gjobitet nga policia në Lezhë

Gazetarët e emisionit Stop në Tv Klan kanë udhëtuar drejt Lezhës për problematikën e radhës. Një qytetar, i cili banon në Pogradec, ankohet se ka marrë një gjobë në Lezhë në një kohë që nuk ka qenë fare në këtë qytet.

Por në datën që rezulton të jetë vendosur gjoba, në 14 Nëntor 2020, ka kaluar kufirin nga Qafë-Thana drejt Maqedonisë së Veriut.

Ylli Kadiasi tregon se kur e ka ndaluar një polic, i ka thënë se në sistem del një gjobë e marrë në Lezhë, kur ai nuk ka qenë në këtë qytet, por rrugës për në Maqedoni. Ylli Kadiasi shprehet se nuk është ndonjë vlerë e madhe gjoba, por nuk ka pse ta paguajë.

Ylli Kadiasi: Kam makinën e djalit në përdorim se djali është jashtë shtetit. Më kanë vënë një gjobë në Lezhë më datën 14 Nëntor 2020, që unë nuk kam qenë asnjëherë në qytetin e Lezhës se nuk më lidh puna. Atë ditë unë kam shkuar në Maqedoni me familjen edhe kur më ka zënë një polic në Pogradec më ka thënë ke një gjobë tjetër në Lezhë. Si është e mundur që mos më lajmërojnë mua për këtë fakt, sepse unë atë gjobë nuk e kam paguar akoma sepse nuk kam qenë në kontakt me Lezhën. Kontaktova me Policinë e Pogradecit që mora gjobën kur e konstatova dhe më thanë duhet të shkosh në Lezhë të bësh denoncim. Më vjen inat përse e kanë bërë. Nuk e kam paguar dhe nuk e paguaj.

Gazetarja e Stop shkoi në Komisariatin e Policisë Lezhë për të verifikuar rastin, ku punonjësja i tha se ndodh që të bëhen edhe gabime.

Gazetarja: Ka një foto, që i është bërë nga punonjësi i policisë?

Punonjësja: Absolutisht, do të bëjmë verifikimet! Ndodh, që mund të jetë bërë një gërmë gabim dhe mund të jetë hedh në sistem gabim, sepse duke qenë, se punojmë edhe me këto tabletat, na ndodh, që ne shkrujm një mesazh dhe një shkronjë e ka marrë gabim, ose një numër, ose nuk është kuptuar shkrimi i punonjësit të policisë.

Gazetarja: Si vërtetohet, nëse nuk ka një foto të dokumentuar?

Punonjësja: Prandaj kanë thënë, që mund të bëni ankimimin në Gjykatë Administrative, për shkak se…

Gazetarja: Ai nuk do bëjë ankimim në Gjykatë për atë gjobë. Ju, policin e morët?

Punonjësja: E morëm dhe e pyta, mos ka ndonjë foto, që vërteton, që mjeti ka qenë i pushuar në atë vend. Dhe tha, që nuk disponoj një foto dhe nuk më kujtohet. E morëm, e pyetëm, i pamë bllokun. I pamë të gjitha, po nuk e dispononte me foto. Për ta ankimuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ka një afat të përcaktuar. Duke qenë se i ka mbaruar afati i përcaktuar, sepse gjoba, nga ana ligjore, është e rregullt.

Gazetarja: Por edhe një provë, që tani qytetari po kërkon për këtë gjobë, që ka marrë në muajin nëntor nuk është se ka.

Punonjësja: Nuk e ka.

Gazetarja: Ndërkohë që ai ka një provë, që ka qenë në Qafë-Thanë, në datën 14 nëntor, apo jo?

Punonjësja: Tani, ne i jemi përgjigjur pyetjes “a dispononi një foto” dhe kemi thënë, që nuk e disponojmë. Dhe po them, që e vetmja mënyrë për këtë masë administrative, është Gjykata Administrative, se për shkak, se ne na kanë mbaru afatet…

Gazetarja: Kështu veprojnë të gjithë, nuk bëjnë foto në momentin, që vendosin gjobë?

Punonjësja: Jo, në fakt praktikë është, që bëhet foto, por ndodh, që ndonjë punonjës policie nga ngarkesa dhe nuk e bën. Ne nuk po themi, që nuk është ashtu sic mund të pretendojë shtetasi në fjalë.

Gazetarja: Po mirë, ky polici, që nuk e mban mend, ta marri dhe t’ia paguajë gjobën qytetarit!

Punonjësja: Po dhe kështu mund të veprohet.

Gazetarja: Ta paguajë dhe është në rregull, e shlyen!

Punonjësja: Po dhe kështu mund ta bëjmë.

Përmes sistemit TIMS, ne provojmë se në datën 14 Nëntor 2020, qytetari Ylli Kadiasi ka qenë duke kaluar në orën 12:00 në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërkohë që gjoba është vënë në orën 08:00 në Lezhë. /tvklan.al

Tags: "STOP"gjobëParadoksqytetarisistemi TIMS

TË LIDHURA

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%
Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Aktualitet

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Next Post

Shkëlqeu në ''Euro 2020'', Bajern Mynih ofertë ''të çmendur'' për Kiezën

A do të na duhet një dozë e tretë përforcuese ndaj Covid-19?

A do të na duhet një dozë e tretë përforcuese ndaj Covid-19?

SHBA do të nisë evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani në korrik

SHBA do të nisë evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani në korrik







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com