Autoritetet në Singapor, kanë miratuar përkohësisht testin e alkoolizimit për Covid-19, e cila synon të tregojë nëse dikush është i infektuar me koronavirus në më pak se një minutë.
Breathonix, një kompani spin-off nga Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS), tha se po punon me ministrinë e shëndetësisë për të drejtuar një provë vendosje të teknologjisë në një nga pikat kufitare të qytetit-shtet me Malajzinë.
Testi i frymëmarrjes arriti më shumë se 90% saktësi në një provë klinike pilot me bazë në Singapor, tha kompania vitin e kaluar, shkruan CNBC.
Uebfaqja e Autoritetit të Shkencave të Shëndetit konfirmoi miratimin, për të cilin kompania tha se ishte sistemi i parë i tillë që siguroi autorizimin e përkohshëm në Singapor.
Sistemi përdor grykëzat e disponueshme dhe është krijuar për të siguruar që nuk ka ndotje të kryqëzuar. Pas fryrjes në pajisje, teknologjia vlerëson përbërjet kimike të frymëmarrjes për të përcaktuar nëse një person është i infektuar.
“Çdo individ i shfaqur si pozitiv do të duhet t’i nënshtrohet një testi konfirmues të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR) COVID-19,”- tha kompania.