E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

Gjysmë miliardë njerëz vuajnë nga diabeti, shumica nuk e dinë që janë sëmurë

Ndërsa pandemia e Covid-19 ka nisur që të largohet, një studim i ri zbulon se një tjetër pandemi po vazhdon të mundojë botën. Studiuesit zbulojnë se gati gjysmë miliardë njerëz në mbarë botën kanë diabet, edhe pse shumica nuk e dinë këtë gjë. Numri i rasteve zyrtare me këtë sëmundje, është 4-fishuar që nga viti 1980, kur kishte rreth 108 milionë të sëmurë më këtë sëmundje.

Gjithashtu, studimi në fjalë tregon se vetëm 1 në 10 të sëmurë,po merr kujdesin e duhur për të pasur një jetën më të shëndetshme, më të gjatë dhe më produktive. Edhe pse studiuesit thonë se diabeti ka qenë dikur më i zakonshëm në vendet e pasura, tani ka më shumë të ngjarë të prekë vendet e varfra në Afrikë, Amerikë dhe Azinë Juglindore.

“Diabeti vazhdon që të shfaqet kudo, dhe 80 për qind e njerëzve të prekur jetojnë në këto vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme”- thotë autori kryesor i studimit Dejvid Flod nga Universiteti i Miçiganit, SHBA. Mos-kontrolli i niveleve të sheqerit në gjak, mund të ketë pasoja shkatërruese në shëndetin e njeriut.

Diabeti e trefishon rrezikun e një sulmi në zemër, dhe i bën të sëmurët të kenë 20 herë më shumë të ngjarë të pësojnë një prerje të këmbës. Kjo sëmundje mund të shkaktojë goditje në tru, dëmtim të veshkave, verbëri, dëmtime nervore dhe komplikime gjatë shtatzënisë.

Ndërkohë, rezulton se 9 në 10 pacientë kanë diabetin e Tipit 2, që mund të jetë rezultat i përfshirjes në mënyra jo të shëndetshme të jetesës. Ndërsa 1 në 3 njerëz në botë është aktualisht mbipeshë, një rritje të madhe ka pësuar edhe numri i rasteve me diabet.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), vlerësojnë se mbi 34 milionë amerikanë jetojnë aktualisht me diabet, dhe 90 për qind e tyre kanë diabetin e Tipit 2. Studimi i fundit i publikuar në “Lancet Healthy Longevity”, bashkoi të dhëna e 680.000 njerëzve të moshave 25-64 vjeç nga 55 vende të ndryshme të botës me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Studiuesit zbuluan më shumë se 37.000 kishin diabet, por mbi gjysma e tyre nuk kishin pasur kurrë një diagnozë zyrtare. Mostrat e gjakut zbuluan një biomarker kryesor të nivelit të rritur të sheqerit tek këta pacientë. Autorët e studimit rekomandojnë përdorimin e ilaçeve të lira që ulin glukozën, presionin e gjakut dhe kolesterolin, që mund ta luftojnë këtë krizë në rritje.

Edhe dietat ushqimore të balancuara,stërvitja fizike dhe rënia në peshë, mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rreziqeve nga diabeti i keq-menaxhuar. Ndërkohë studimi identifikoi boshllëqet kryesore në disa aspekte të veçanta. Më pak se një në dy pacientë me këtë sëmundje, po konsumojnë ilaçe për uljen e nivelit të sheqerit në gjak apo kundër tensionit të lartë.

Për më tepër, vetëm 1 në 16 të sëmurë me diabet po përdor ilaçe për uljen e nivelit të kolesterolit. Ekipi shton se më pak se 1/3  tyre kanë qasje në këshilla që mund të inkurajojnë zakone të shëndetshme të jetesës. Midis pacientëve që janë diagnostikuar zyrtarisht me diabet, vetëm 85 për qind e tyre po marrin ilaçe për të ulur nivelin e sheqerit në gjak, dhe vetëm 57 marrin barna për uljen e tensionit të gjakut. Ndërkohë, vetëm 9 për qind e tyre po pinë ilaçe për të mbajtur nën kontroll kolesterolin.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/half-billion-people-have-diabetes/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19...