Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sindroma e Jeruzalemit, çrregullimi psikologjik që prek turistët

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sindroma e Jeruzalemit, çrregullimi psikologjik që prek turistët

Çfarë mund të shkojë keq kur udhëtoni për diku? Për disa udhëtarë në Izrael, problemet mund të shfaqen në formën e një çrregullimi të rrallë psikologjik, të njohur si ”Sindroma e Jeruzalemit”. Njerëzit e prekur nga kjo sindromë, janë bindur se janë Jezu Krishti, Virgjëresha Mari, Gjon Pagëzori, apo ndonjë figurë tjetër nga Bibla.

Ata mund t’i tronditin miqtë dhe familjen e tyre, duke u veshur me një copë çarçaf të bardhë që ndoshta e kanë marrë nga hoteli, duke recituar me zë të lartë vargje nga Bibla, apo duke ndalur qëllimisht njerëzit në rrugë, duke i këshilluar ata të bëjnë një jetë më të mirë.

E besoni apo jo, kjo gjendje është e rrallë por reale, dhe njihet nga psikologët si një lloj psikoze. Ndërsa është e padëmshme për disa të sëmurë, të tjerët kanë nevojë për një trajtim serioz. Një nga rastet më tragjike, është ai i turistit britanik Oliver Mekafi.

Në nëntorin e vitit 2017, ai e braktisi udhëtimin e tij me biçikletë, dhe u zhduk në shkretëtirën Negev, për të mos u gjetur më kurrë. Në laptopin dhe portofolin e tij u gjetën referencat mbi historinë e Jezusit që kaloi 40 ditë dhe 40 net në shkretëtirë, çka i nxiti hetuesit të besonin se ai po vuante nga iluzione fetare.

Pra, çfarë është “Sindroma e Jeruzalemit”, dhe pse ekziston ajo? Përgjigja nuk është dhe aq e vështirë, kur mendohet se Jeruzalemi është Qyteti i Shenjtë, ku bashkëjetojnë Krishterimi, Islami dhe Judaizmi. Adhuruesit nga të tre fetë e mëdha, vijnë nga të gjitha anët e botës për pelegrinazh në Jeruzalem.

Fokusi kryesor i adhurimit për të krishterët është Kisha e Varrit të Shenjtë, ku ndodhet varri i Jezusit të Nazaretit. Po aty është edhe Via Dolorosa (Rruga e Dhimbjes), ku supozohet se eci Jezusi deri në kryqëzimin e tij. Besimtarët hebrenj shkojnë dhe falen në Murin Perëndimor, mbetja e fundit e Tempullit të Dytë, të shkatërruar nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit.

Myslimanët shkojnë dhe falen në Qubbat as-Sakhrah, në Malin e Tempullit, faltoren e bukur islamike që vlerësohet si monumenti më i vjetër islamik, dhe një ndër vendet më të shenjta në botën islamike. Është pra më se e kuptueshme që njerëzit mund të mbingarkohen nga ndjenja e shenjtërisë.

Disave kjo lloj ndjesie mund t’i shkaktojë një gjendje të çuditshme neurotike, që është pikërisht “Sindroma e Jeruzalemit”. Ata që preken nga ajo, mund të ndjehen papritur të lidhur me një mision mesianik, që ata duhet ta çojnë deri në fund.

I pari që e identifikoi klinikisht “Sindromën e Jeruzalemit” ishte dr. Jair Bar El, ish-drejtor i Spitalit Psikiatrik “Kfar Shaul”. Ai ishte gjithashtu eksperti i parë, që promovoi një trajtim mbi këtë psikozë. Në vitin 2000, dr. Bar El ishte bashkautor i një punimi, të botuar në “British Journal of Psychiatry”, që përshkruan shenjat e të prekurve.

Tek disa individë që e kanë përjetuar sindromën, u zbulua se kishin një sëmundje ekzistuese psikiatrike, si një çrregullim i personalitetit apo skizofreni. Madje sëmundja mund të jetë vendimtare për vendimin e personit, për të ndërmarrë një udhëtim drejt Jeruzalemit.

Një kategori tjetër e viktimave të “Sindromës së Jeruzalemit”, dhe ndoshta më e spikatura nga të gjitha, përbëhet nga adhurues fetarë që janë shumë fanatikë. Lloji i fundit i “Sindromës së Jeruzalemit” ka të bëjë me njerëz mendërisht plotësisht të shëndetshëm, pa asnjë gjurmë të njohur të ndonjë çrregullimi mendor serioz.

Gjithsesi, pasi ata shkojnë në Jeruzalem, zhvillojnë një “reagim specifik psikotik të domosdoshëm” siç e përkufizon dr.Bar El. Pavarësisht prejardhjes së ‘viktimës’, simptomat janë pothuajse të njëjta. Në fillim, personi përjeton një nivel të shtuar ankthi, dhe një dëshirë të papritur për të marshuar në vendet e shenjta.

Gjithashtu sindroma dikton arritjen e pastërtisë: ata që preken lahen vazhdimisht, presin thonjtë, depilohen. Pastaj vishen me një çarçaf të bardhë të marrë nga dhoma e hotelit, dhe dalin rrugëve duke cituar vargje të Biblës. Ata thonë se janë Jezu Krishti ose Virgjëresha Mari.

Se janë të destinuar të përmbushin një mision të caktuar. Apo se ata janë të sigurt që do të ndodhë Armagedoni. Në rastet më të këqija, gjërat mund të dalin plotësisht jashtë kontrollit.

Në vitin 1969, turisti australian Denis Rohan u përpoq t’i vinte flakës xhamisë Al-Aksa, pasi besonte se ishte në një mision hyjnor.

Siç mundet ta imagjinoni, veprimet e tij shkaktuan trazira në të gjithë Jeruzalemin. Nga viti 1980 dhe deri në vitin 1993, pati 42 pacientë të diagnostikuar me “Sindromën e Jeruzalemit”.

Nga fundi i viteve 1990, dhe përpara fundit të mijëvjeçarit, kur shumë njerëz besonin se fundi i botës ishte i afërt, pati një rritje të rasteve të “Sindromës së Jeruzalemit”. Fatmirësisht, pas vitit 2000, pati një rënie të ndjeshme të rasteve, me vetëm 2-3 viktima në vit të kësaj psikoze.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2018/07/24/jerusalem-syndrome/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: çrregullim psikologjikSindroma e Jeruzalemitturistet

TË LIDHURA

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit
Bota

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona
Bota

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

20:31 | 21/01/2026
Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin
Bota

Plani i Paqes/ Zelensky takohet me Trump në Davos të enjten, ndërsa Witkoff do të pritet nga Putin

18:58 | 21/01/2026
Next Post
Vaksinohet kundër Covid-19, personi i parë në Britaninë e Madhe

Vaksinohet kundër Covid-19, personi i parë në Britaninë e Madhe

Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosovë, 17 viktima dhe 557 raste të reja në 24 orët e fundit

“Paketa e suksesit”/Mamaqi: Jam i prekur nga epitetet e përmendura

"Paketa e suksesit"/Mamaqi: Jam i prekur nga epitetet e përmendura







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com