Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Siguria në Rinas në dorë të koncesionarit. Gjykata-TIA-s: Pezullo garën për zgjedhjen e kompanisë së re

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Siguria në Rinas në dorë të koncesionarit. Gjykata-TIA-s: Pezullo garën për zgjedhjen e kompanisë së re

Pas megagrabitjes që ndodhi brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit, kompania ICTS që garantonte sigurinë e aeroportit nuk u licencua për vijimin e aktivitetit, ç’ka çoi në ndërprerjen e kontratës mes saj dhe Tirana Internacional Aeroport, e vlefshme deri në 2020.

Në kushtet kur rrezikohej funksionimi i aeroportit “Nënë Tereza”, TIA lidhi kontratë 1 mujore me punonjësit e kompanisë ICTS, të cilët vijuan punën ndërkohë që hapi garën për të përzgjedhur një kompani tjetër për çështjet e sigurisë.

ICTS vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore, ku rezulton të ketë fituar betejën e parë, përderisa gjykata ka vendosur ta lejojë atë të vijojë ushtrimin e aktivitetit.

Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e ICTS për sigurim padie, dhe të urdhërojë pezullimin e procesit për licencimin e shoqërive të tjera.

Gjatë gjykimit, kompania ngriti pretendime se ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit i ka shkaktuar një dëm të madh dhe të pariparueshëm dhe po e detyron të ndërprerë kontratat me 170 punonjësit, të cilët mund edhe ta padisin në gjykatë.

Autoriteti i Aviacionit Civil doli kundër kërkesës, duke argumentuar se nuk ka objekt, ndërsa deklaroi se nëse pretendimet e ICTS do të pranoheshin, do të cenohej rëndë interesi publik, pasi bëhet fjalë për aeroportin e vetëm ndërkombëtar, që është dhe objekt i sigurisë kombëtare dhe çdo masë e marrë do të cenonte atë dhe sigurinë e pasagjerëve.

TIA nga ana e saj nuk ka shprehur qëndrim, duke e lënë çështjen në vlerësimin e gjykatës. Pasi shqyrtoi argumentet, trupa gjykuese vendosi në favor të kompanisë, duke argumentuar “Marrja e masës së sigurimit të padisë, jo vetëm nuk do të cenonte rëndë imazhin publik, por përkundrazi do të shmangte cenimin e rëndë të interesit publik, pasi në rast se kompania kërkuese nuk do të bashkëpunonte me mjete dhe personel, aeroporti do te ishte në kolaps dhe jashtë funksionimit”.

Referuar këtij vendimi, TIA duhet të ndërprerë procedurat për përzgjedhjen e një kompanie të re, ndërsa duhet të lejojë ICTS të garantojë sigurinë ne Rinas, gjë e cila nuk ka ndodhur.

News 24 kontaktoi përmes telefonit zyrën e shtypit pranë TIA-as, për të mësuar se së pari, se përse nuk po zbatohet vendimi i gjykatës dhe së dyti, cila kompani garanton sigurinë në Rinas, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Ndërkohë, Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, gjatë një bisede telefonike tha se siguria në aeroport po garantohet nga vetë koncesionari, i cili në dijeninë e tij, ka lidhur kontrata me punonjësit e ICTS deri në fund të këtij viti. /(BalkanWeb)

 

Tags: aeroportkoncesionaririnas

TË LIDHURA

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Next Post
OSHEE paralajmëron: Zonat ku do stakohet mbi 6 orë energjia elektrike

OSHEE paralajmëron: Zonat ku do stakohet mbi 6 orë energjia elektrike

Komisioni i Venecias “zbarkon” nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

Komisioni i Venecias “zbarkon” nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

Administrata “në ajër”. Pas pushimeve, gjysma e tenderëve për bileta avioni

Administrata “në ajër”. Pas pushimeve, gjysma e tenderëve për bileta avioni







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

by mirseda
18:35 | 06/03/2026
0

Avokatët e ish-presidentit Ilir Meta kanë tërhequr kërkesën për ndryshimin e masës “arrest me burg”. “Kërkuesi Ilir...

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

18:32 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

17:31 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com