E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Si u emërua Greta Koçi drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme

Në një kohë kur nuk dihet asgjë për Greta Koçin, një dokument që daton në vitin 2013 e risjellë sërish në fokus. Jeta e saj ka qenë mes këngës dhe angazhimit në Partinë Demokratike, e ku madje shpesh shihej edhe në krah të Berishës. Greta Koçi tashmë jeton në Austri dhe madje është fejuar, por pak e dinë se ajo në 2013 ka qenë drejtoreshë.

Një dokument nga arkivat dëshmon se këngëtarja sapo ka mbaruar shkollën, është emëruar drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme. Pa u mbushur një vit nga diplomimi për Shkenca Politike, këngëtarja Greta Koçi nisi karrierën në administratën publike. Asaj nuk i është dashur as konkurrimi dhe as përvoja, pasi nëpërmjet PD-së ngjiti shkallët e karrierës në një kohë mjaft të shpejtë.

Ajo u emërua si drejtore e Drejtorisë së Marrëveshjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme. Dokumenti është firmosur nga Isuf Çelaj, i cili në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Çelaj është zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, dhe kësisoj do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Përpos emërimit, nuk ka të dhëna se si këngëtarja u largua nga posti i drejtoreshës dhe as nëse është paraqitur ndonjë ditë në punë. Greta Koçi ishte edhe nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, e zgjedhur që në tetor të vitit 2011.

Kur ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja ka treguar arsyen përse u largua nga PD-ja, ku për katër vite mbajti postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

“Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz, dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”.

E pyetur nëse ndërprerja ndodhi sepse Berisha dha dorëheqjen, Greta tha se nuk ishte kjo arsyeja, por iu duk i mjaftueshëm një mandat. “Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”, ka thënë këngëtarja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...