Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Si u arrestua Florenc Çapja në Dubai? Gazetari Hoxha tregon detajet

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
‘Ka një tendencë në rritje’/ Hoxha: Ka dy lloje grupesh që kultivojnë kanabis

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Florenc Çapjas në Dubai. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Çapja u arrestua më 27 maj nga Interpol Abu Dabi, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Shqipëria.

Hoxha shprehet se agjentët e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kanë shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe femijen e mitur.

Çapja nuk ka bëre rezistemcë, por është treguar bashkëpunues dhe është shoqëruar në policinë e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Postimi i Hoxhës në rrjetin social, Facebook

Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise.

Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen e mitur.

Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars.

Por, ndërsa pasdite firmosej urdhërarresti, Çapja ishte larguar qetësisht nga Shqiperia, që në oret e para të mëngjesit.

Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorise, por eshte fakt se vetem disa ore para se te frimosej urdherarresti, ai bashke me familjen e tij, u largua me linje ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.

Në momentin që, agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi, me të cilen qendronte në këtë shtet.

Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes, në rruge operative, se Frorenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.

Menjeherë, u eshte kerkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi, në lidhje me personin në fjale.

Konfirmimi zyrtar, se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite…

Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, në vitin 2012.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, është krye nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan.

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marrë 50 mijë euro për të kryer krimin.

Tags: arrestimi ne dubaiArtan HoxhadetajeFlorenc Çapja

TË LIDHURA

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Next Post
Korçë/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine, autorët…

Durrës/ Plagosen me thikë dy vëllezër pas një konflikti

Finalja e madhe/ Publikohen formacionet zyrtare të Man City vs Chelsea

Finalja e madhe/ Publikohen formacionet zyrtare të Man City vs Chelsea

Tumoret e sistemit urinar, shkaqet dhe trajtimi

Tumoret e sistemit urinar, shkaqet dhe trajtimi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

by mirseda
22:10 | 07/03/2026
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se Italia nuk është pjesë e konfliktit dhe nuk ka...

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Trupat e ushtarëve të vrarë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump: Janë heronj

Trupat e ushtarëve të vrarë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump: Janë heronj

21:07 | 07/03/2026
Viktimë nga raketa në Dubai, Britania nis fluturime çarter për shtetasit e saj

Viktimë nga raketa në Dubai, Britania nis fluturime çarter për shtetasit e saj

20:49 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com