Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Si u arratis familja pogradecare me 16 persona natën kur Enver Hoxha ndodhej për pushime

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si u arratis familja pogradecare me 16 persona natën kur Enver Hoxha ndodhej për pushime

“Nuk po tradhtoj atdheun, por sistemin!”, këtë fjali Feridon Fezollari, nga Pogradeci e shkroi në murin e shtëpisë një natë para se të braktiste sistemin komunist, por jo Shqipërinë. Në 3 korrik të 1975, Enver Hoxha, pushonte pranë rezidencës së tij në Pogradec. Pikërisht në këtë natë Fezollarët arratisen. Në vitin 1959 Feridoni ishte arrestuar për tentativë arratisje, teksa ishte duke parë një film në kinemanë e qytetit të Pogradecit. Për këtë “vepër penale”, ai i dënua me 11 vjet heqje lirie. Selviko Fezollari rrëfen bisedën që ka bërë me Feridonin pas marrjes së dënimit. Ai e kishte pyetur nëse e kishte marrë vesh se sa vite ishte dënuar. Selviko i kishte thënë se ishte në dijeni.

“Atëherë po të duash rri e më prit, po të dush shko. Me fëmijët bëj ç’të duash. Nëse do lëri , në të kundërt merri. Mua aty ku më le, aty do më gjesh. Ti ruaj kokën!”, ishin fjalët që Feridoni i kishte thënë atë ditë bashkëshortes së tij, Selvikos. Në vitin 1971 Feridoni del nga burgu. Kësaj herë ai ishte betuar që të largohej përgjithnjë. Për 4 vite studion lëvizjet e policisë së shtetit në ditët kur udhëheqësi vinte në Pogradec. Në verën e 1975 realizon skeletin e varkës më dru, ndërsa trupi i saj ishte do të ishte një copë mushamaje, që dikur ish përdorur si mbulese kamioni.

Selviko Fezollarin tregon detaje nga arratisja e famshme e 1975.

Gazetarja: Sa herë planifikohej arratisja?

Selviko: Ai sa herë ulej e ngrihej, gjithnjë thoshte do të ikim.

Gazetarja: Vendimi i kujt ishte të shkonit ditën që Enver Hoxha ishte në qytet?

Selviko: Ky kishte me javë që shikonte prozhektorin se kur ndizej dhe shuhej. Ne e bëmë varkën me mushama të qepur tri herë më radhë dhe lëkura e duarve m’u copëtua, se shpoja mushamanë. Një natë e çuam në majë të malit dhe djali, Bajrami e ruante që të mis vinte njeri. Në 12:00 të natës jemi nisur.
Në varkë qëndruan 16 persona, të moshave të ndryshme, por më kujdes duhej pasur me foshnjën 6 muajsh që herë pas here niste të qante. Fejzollarët kishin vendosur që lirinë ta paguanin edhe me vetë jetët e tyre. Për këtë arsye në varkë kishte 15 kilogramë dinamit.

Gazetarja: A nuk kishit frikë?

Selviko: Frikë kishim, por kishim marrë bomba, dinamit dhe plumba me vete. Nëse shikonim që do të na ndiqni, do ndiznim bombat dhe të vdekur të gjithë. Po më mirë e vrarë se sa në duart e Enver Hoxhës. Kujton se do shpëtoje?! Bajram Fezollari, i biri i Feridonit tregon se udhëtimi zgjati 8 orë. Dhe se në orët e para të mëngjesit arritën në Maqedoni. Në orën 10:00 të mëngjesit Enver Hoxha merr lajmin se familja e të persekutuarve ishte arratisur.

“Nga informacionet që morëm Enver Hoxha tha se iku autobusi, tani hapni sytë mos ju ikë dhe treni. Varka është prodhuar me shpejtësi. Babi kishte bërë disa modele më përpara dhe momenti më i përshtatshëm për tu arratisur ishte kur në qytet vinte udhëheqësi pasi e gjithë vëmendja e policisë dhe ushtrisë ishte tek ai”, thotë Bajram Fezollari i biri i Feridon Fejzollarit.

Varka e mushamasë, për Fezollarët është si ‘Varka e Noas’. Ajo theu çdo ligj fizike. Në Maqedoni, një polic kufitar që dinte pak shqip duke njohur regjim diktatorial të Shqipërisë dhe duke ditur se kush do të ishte fati i 16 jetëve, vendosi të bëj manovër në përshkrimin e dokumenteve.

”Ai dokumentet nuk i bëri sikur ne ishim arratisur nga Pogradeci, por kjo familja ka ardhur nga Shqipëria në Greqi, nga Greqia në Jugosllavi. Beogradi më pas e mori të mirëqenë këtë dokument të policit. Dhe mbas 56 ditëve kemi shkuar direkt në Australi” , rrëfen Bajrami. I biri i Feridonit ishte rritur si qytetar me të drejta të paplota, me marrëdhënie të kufizuar dhe me status moral të cenuar. Pavarësisht kësaj Bajram Fezollari , në 1992 kthehet në Shqipëri, kësaj herë i biri i të burgosurit politik ishte pronari një kompanie tekstili dhe sot për të punojnë 500 persona. /Top Channel

Tags: 16arratisfamilja pogradecarepersona

TË LIDHURA

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

22:55 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?
Aktualitet

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025
Next Post
Foto/Fatura e një prej restoranteve në Pogradec do t’iu lejë pa fjalë

Foto/Fatura e një prej restoranteve në Pogradec do t’iu lejë pa fjalë

Teatri/ Aleanca: Deklaratat e Soreca-s të panevojshme e të dëmshme

Teatri/ Aleanca: Deklaratat e Soreca-s të panevojshme e të dëmshme

“Zëri i Amerikës”/ Soreca: Kritere transparente për Teatrin

"Zëri i Amerikës"/ Soreca: Kritere transparente për Teatrin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

by mirseda
22:55 | 26/08/2025
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

22:47 | 26/08/2025
Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

22:31 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com