Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si transmetohen viruset nga kafshët tek njerëzit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si transmetohen viruset nga kafshët tek njerëzit

Ndërsa rritet përditë numri i të vdekurve nga koronavirusi, është e natyrshme që të jeni të shqetësuar. Sa larg do të përhapet ky virus, dhe a mund të lindë nga hiçi një virus tjetër i këtij lloji? Si rezultat i shpyllëzimit të vazhdueshëm, gjuetisë së kafshëve të egra dhe kujdesit ndaj kafshëve shtëpiake, koronavirusi i ri nuk do të jetë virusi i fundit vdekjeprurës i kafshëve të egra që do të infektojë njerëzit.

Në fakt, speciet e egra të lakuriqëve të natës dhe majmunëve, janë plot me viruse që janë lidhje me sëmundjet e SARS dhe HIV-it. Kur njerëzit bashkëveprojnë me speciet e kafshëve të egra, patogjenët që janë “banorë” në ato kafshë, mund të kalojnë tek njerëzit, ndonjëherë me efekte vdekjeprurëse.

Shumica e viruseve “emergjente”, që janë të reja për njerëzit, janë “banore” të rregullta të specieve të tjera. Në disa raste, kafshët kanë arritur një bashkëjetesë paqësore me viruset e tyre, si në rastin e lakuriqëve. Në raste të tjera, viruset janë po aq vdekjeprurëse sa tek mikëpritësit e tyre si me shimpanze, aq edhe tek njerëzit.

Aktivitetet njerëzore, e kanë rritur nivelin e përhapjes së viruseve të kafshëve të egra tek njerëzit, sidomos nga lakuriqët e natës. Shpyllëzimi i ka afruar ata më pranë habitatit njerëzor, duke sjellë përhapjen e përsëritur të Ebolës nga lakuriqët e natës tek njerëzit në Afrikën nën-Sahariane.

Tregtia e kafshëve të egra, na solli SARS-in kur lakuriqët e natës infektuan vjedullën në një treg të kafshëve të gjalla. Ishin shimpanzetë e kapura në Kamerun, ato që sollën HIV-AIDS-in tek njerëzit rreth një shekull më parë.

Viruse të tjerë të shfaqur vitet e fundit, na kanë ardhur nga lakuriqët e natës përmes kafshëve tona shtëpiake. Virusi Hendra dhe Nipah u përhap në 1994 nga lakuriqët e natës, me anë të kuajve dhe derrave. Në vitin 2012 virusi MERS kaloi tek njerëzit nga detë, që fillimisht ishin infektuar nga lakuriqët e natës disa qindra vjet më parë.

Duke investiguar më tej në të kaluarën, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se kafshët bujqësore dhe ato shtëpiake, na kanë transmetuar patogjenët tanë vdekjeprurës. Për shembull, sëmundja e lisë na ardhi prej deveve, ndërsa fruthi nga bagëtitë, që të dyja shekuj më parë.

Këto infeksione virale, nuk ishin si një rrufe në qiell të pastër, por ato kanë qenë me ne prej kohësh, dhe kanë infektuar shumicën e njerëzve deri vonë. Po të mos ishte për vaksinat, këto viruse do të ishin akoma një pjesë rutinore dhe vdekjeprurëse e fëmijërisë së shumë njerëzve. Ndërsa shkencëtarët nuk e njohin ende origjinën e species prej nga ku u transmetua tek njeriu koronavirusi i ri, është e habitshme që ai u shfaq në një treg që përmbante një larmi të madhe kafshësh të gjalla.

Shkencëtarët e përcaktojnë aftësinë e një virusi për t’u përhapur me parametrin R0, që mat numrin mesatar të njerëzve që infekton secili person i prekur. Kur secili individ që mbart një virus infekton më shumë se një person (R0>1), virusi mund të përhapet pafundësisht.

Një rezultat më i “preferuar”, është kur secili person i infektuar, infekton më pak se një person (R0 <1). Viruse të tilla mund të përhapen më pak te njerëzit, dhe në fund do të zhduken nga popullata njerëzore. Për momentin, koronavirusi i ri ka një rreze transmetimi rreth 1.4-2.5, ç’ka do të thotë se mund të vazhdojë të përhapet për një kohë të pacaktuar.

Për krahasim, viruset e gripit sezonal kanë një mesatare 1.28, një normë që u lejon atyre të përhapen çdo vit në të gjithë globin. R0 është një parametër dinamik, që mund të ndryshojë me shpejtësi. Shkalla e transmetimit, mund të ndryshojë si rezultat i evolucionit dhe përshtatjes së virusit tek njerëzit, ose nga rënia e ndryshimeve në sjelljen njerëzore dhe teknologjinë.

Për shembull, në shpërthimin e fundit të virusit të Ebolës në Afrikën Perëndimore, virusi u përhap nga njeriu tek njeriu, duke infektuar në fund mbi 28.000 njerëz. Në këtë kohë, virusi evoluoi për t’u bërë më i aftë në bashkimin me qelizat njerëzore, ndërsa u bë më i keq me bashkimin me qelizat e lakuriqëve të natës.

Edhe koronavirusi i ri, mund të ketë evoluar për t’u përshtatur me njerëzit, duke e rritur kështu transmetueshmërinë e tij. Ndërkohë, njerëzit mund të luftojnë efektet e evolucionit viral, përmes ndryshimeve të sjelljes që zvogëlojnë transmetimin e virusit. Për shembull, kur SARS-i u shfaq për herë të parë, u përhap me shpejtësi, me një rreze përhapjeje të lartë, duke shkaktuar përfundimisht 8.098 të infektuar, dhe 774 të vdekur në të gjithë botën.

Gjithsesi, SARS-i nuk kishte mjetet e duhura, për t’u përhapur për një kohë të pacaktuar.

Shumë shpejt u bë e qartë se individët e infektuar, nuk mund të infektonin deri pas shfaqjes së simptomave të hershme, siç ishin dhimbjet e forta të kokës. Kështu, njerëzit e infektuar, mund të diagnostikojnë lehtësisht veten e tyre dhe të kontrollohen në spital para se të infektojnë cilindo tjetër.

Prandaj, rrezja e transmetueshërisë ra më pak se 1, gjë që siguroi zhdukjen e virusit. Ashtu si SARS, edhe Ebola që është jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe ngjitëse, nuk ka mekanizmat e duhura për të rezistuar gjatë tek njerëzit. Ajo përhapet përmes ekspozimit ndaj lëngjeve trupore të një individi të infektuar, por nuk mund të përhapet në distance, përmes teshtitjeve apo kollitjeve.

Traditat e varrosjes në Afrikën Perëndimorë, kontriboi shumë në shpërthimin e hershëm dhe të shpejtë të virusit, pasi anëtarët e familjes e preknin direkt trupin e të ndjerit. Kur njerëzit nisën të shmangin kontaktin me lëngjet trupore të të infektuarve, të gjallë ose të vdekur, shkalla e transmetimit të Ebola ra në R0 <1.

Deri tani, duket se shkencëtarët dhe mjekët, mund të mos kenë qenë aq me fat në frenimin e koronavirusit të ri, pasi ai është i transmetueshëm edhe para shfaqjes së simptomave. Gjithsesi, transmetimi i tij me siguri do të zvogëlohet nëse ndiqen protokollet e njohura të parandalimit të infeksionit nga ftohja dhe gripi i zakonshëm, si vetë-karantina, larja e rregullt e duarve, dhe në përgjithësi shmangia e mikrobeve të të tjerëve.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: coronavirusiHIVsarssemundjet

TË LIDHURA

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve
Bota

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

15:51 | 14/08/2025
Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

15:40 | 14/08/2025
Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur
Bota

Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:06 | 14/08/2025
Next Post
OFL zbarkon në Durrës, kush janë 3 shënjestrat e radhës

OFL zbarkon në Durrës, kush janë 3 shënjestrat e radhës

Fotografia që habiti Londrën dhe u bë pjesë e konkursit prestigjioz (FOTO)

Fotografia që habiti Londrën dhe u bë pjesë e konkursit prestigjioz (FOTO)

Këto janë 10 vitet që i dhanë formë botës moderne që njohim sot (FOTO)

Këto janë 10 vitet që i dhanë formë botës moderne që njohim sot (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

U arrestua pas vr*sjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami
Aktualitet

U arrestua pas vr*sjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

by mirseda
16:41 | 14/08/2025
0

Gjykata e Tiranës liroi Eduart Lamin, i arrestuar në fillim të vitit menjëherë pas vrasjes së Lulzim...

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagjeri

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagjeri

16:39 | 14/08/2025
Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit

Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit

16:24 | 14/08/2025
Tentoi të hipte në avion me një thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në aeroportin e Siçilisë

Tentoi të hipte në avion me një thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në aeroportin e Siçilisë

16:20 | 14/08/2025
Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

15:51 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com