Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si të shkruash një libër, këshillat e shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Si të shkruash një libër, këshillat e shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej

Në vitin 1984, Lerri Filips botoi librin“Ernest Heminguej mbi të shkruarit”, një koleksion i këshillave më të mira që jep shkrimtari i famshëm amerikan mbi procesin e shkrimit. Edhe pse nuk hezitoi asnjëherë të fliste mbi procesin e tij krijues, Heminguej nuk shkroi në fakt një traktat të vërtetë mbi mënyrën sesi shkruhet një libër.

Por shkrimtari i lindur më 21 korrik 1899, ka lënë gjithsesi shumë këshilla mbi vizionin e tij mbi artin e rrëfimit, dhe këto janë të shpërndara midis letrave, artikujve dhe librave. Ja cilat janë 7 këshillat kryesore që gjenden edhe në librin e Filips:

  1. Shkruaj një fjali të vërtetë:Këshilla e parë ka të bëjë me fillimin e shkrimit të një historie të re.

“Ka raste që kur nis të shkruaj një histori të re dhe nuk mundem që të eci përpara, ulem para vatrës dhe filloj të hedh lëvozhgat e disa portokalleve të vegjël drejt cepave të zjarrit, duke vëzhguar shtëllungat blu që krijohen. Në këtë mënyrë arrij që të shkruaja një fjali të vërtetë, dhe e filloj pikërisht prej atij momenti. Dhe kjo ishte e lehtë, pasi ekzistonte gjithmonë një frazë e vërtetë që unë e dija ose e kisha dëgjuar nga dikush. Kur e kuptoja që po shkruaja në një mënyrë shumë të përpunuar, apo si dikush që prezanton një temë apo paraqit diçka, ndaloja,e grisja dhe e hidhja në kosh, dhe ia nisja nga fillimi me fjalinë e parë të thjeshtë deklarative që kisha shkruar”.

  1. Ndaluni para se të bllokoheni:Në këtë rast Heminguej sugjeronte disa hile që e bëjnë një shkrimtar ta dijë gjithmonë se çfarë të shkruajë pa u ndalur kurrë.

“Gjëja më e mirë është të ndaloni gjithmonë kur jeni duke ecur mirë,edhe kur e dini se çfarë do të ndodhë më pas. Nëse e bëni këtë gjë çdo ditë kur jeni duke shkruar një roman, nuk do të bllokoheni asnjëherë. Kjo është gjëja më e çmuar që mund t’ju them, prandaj përpiquni ta mbani mend”.

  1. Mos mendoni mbi historinë teksa jeni duke shkruar:Hemingej sugjeronte që të mos e ri-mendoni asnjëherë historinë mbi të cilën po punoni përpara se të rifilloni të shkruani të nesërmen.

“Në këtë mënyrë, e pavetëdijshmja juaj do të vazhdojë të punojë në mënyrë të pavarur mbi të. Por nëse këtë gjë e bëni me vetëdije, apo shqetësoheni mbi të, ju do ta vrisni atë, dhe truri do të jetë i lodhur që para se të vazhdoni shkrimin e librit”.

  1. Rilexoni atë që keni shkruar,në mënyrë që të vazhdoni të shkruani:Shkrimtari kishte zakonin e rileximit të saj që kishte shkruar, përpara se të vazhdonte më tej.

“Gjëja më e mirë ishte të rilexoja çdo ditë nga fillimi, të korrigjoja tekstin, dhe pastaj të vazhdoja atje ku e kisha lënë një ditë më parë. Kur teksti bëhet aq shumë i gjatë sa nuk keni mundësi ta rilexoni çdo ditë, kthehuni pas çdo 2 apo 3 kapituj në ditë; dhe në këtë mënyrë çdo javë do të arrini të lexoni gjithçka nga fillimi. Kjo praktikë siguron kohezionin e tekstit.

  1. Mos e përshkruani një emocion, bëjeni që ai të ndodhë:Nëse keni mundësi të identifikoni veprimin konkret apo ndjesinë që i dha shkas këtij emocioni, dhe ta përshkruani atë në një mënyrë që është në përputhje të plotë me historinë, lexuesit duhet të ndiejnë të njëjtin emocion.

“Në artikuj gazetareskë ti tregon se çfarë ka ndodhur, dhe me njërin apo tjetrin truk, arrin ta komunikosh emocionin i ndihmuar nga ai element i përpikmërisë, që i jep një dozë të caktuar emocioni çdo lloj ngjarje të ditës. Por e vërteta, sekuenca e fakteve dhe lëvizjeve që e krijuan atë emocion, dhe që do të ishte i vlefshëm edhe 1 apo 10 vite më vonë edhe nëse e përshkruaja shumë thjesht, ishte përtej meje dhe unë përpiqesha të punoja shumë për të mbërritur tek ai”.

  1. Përdorni lapsin:Heminguej përdorte shpesh një makinë shkrimi kur shkruante letra apo artikuj për gazetat, por për gjërat më serioze, preferonte gjithmonë lapsin.

“Kur të mësoni të shkruani, qëllimi juaj kryesor duhet të jetë përcjellja e gjithçkaje tek lexuesi: çdo ndjesi, psherëtimë, ndjenjë, vend apo emocion. Por për ta bërë këtë, ju duhet domosdoshmërisht që të ri-punoni atë që keni shkruar. Nëse shkruani me laps, i jepni vetes të paktën 3 mundësi të ndryshme, për t’u siguruar që lexuesi të marrë atë që ti dëshiron t’i jepni”.

  1. Tregohuni të përmbledhur në atë që shkruani:Heminguej përçmonte shkrimtarët që “nuk dinin kurrë si t’i thoshin jo një makine shkrimi”.

“Nuk ishte rastësi që Fjalimi i Getisburgut,ishte aq i shkurtër. Ligjësitë e shkrimit në prozë, janë po aq të pandryshueshme si ato të luftës, matematikës, dhe fizikës”.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/libri/come-scrivere-un-libro-i-consigli-di-scrittura-di-ernest-hemingway

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ernest Heminguejlibershkrimtar

TË LIDHURA

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë së Durrësit

19:03 | 08/07/2025
Next Post
Brataj ngre alarmin: Pandemia po përhapet me shpejtësi jashtë Tiranës

Brataj ngre alarmin: Pandemia po përhapet me shpejtësi jashtë Tiranës

SHBA-ja i kërkon Turqisë të mos e mbajë armatimin rus

SHBA-ja i kërkon Turqisë të mos e mbajë armatimin rus

Rama sjell nga Turqia mbi 300 mijë vaksina kineze? Ja si përgjigjet Brataj

Rama sjell nga Turqia mbi 300 mijë vaksina kineze? Ja si përgjigjet Brataj

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com