Rama sjell nga Turqia mbi 300 mijë vaksina kineze? Ja si përgjigjet Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi, për sigurimin e vaksinës kineze.

I ftuar në emisionin Real Story, Brataj, është pyetur nëse në vendin tonë do të vijnë 300 mijë vaksina, por ka refuzuar të japë një shifër të saktë, duke shtuar se ditën e nesërme nuk do të vijnë të gjitha dozat.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është optimist lidhur me ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Skënder Brataj:“Ajo do të jetë vaksina kinezes e prodhuar nga Cinovax, numrin nuk e di. Është vaksinim masiv, por nuk është e thënë se do të vijnë nesër përnjëherë. Si Pfizer, siç do të vijë çdo javë, Astrazenca po ashtu do të vazhdojë sipas programit. Dhe Sputnik 5 që erdhi si dhuratë. Kemi njoftime që ka marrëveshje dhe tratativa me prodhues të autorizuara, por se sa nuk e di. Jam optimist që për faktin e ardhjes se vaksinave të tjera, ja si ndryshojnë gjërat për fatin e mirë. Kur po bëjmë debat edhe në rrjet, ku shumë njerëz thonë; ça na mbushni mendjen kur si keni vaksinat ende. Ndoshta duhet më shumë informacion. Njerëzit duhet të dinë se çfarë do të bëjnë. Nëse ke pasur alergji të tjera, duhet një kohë më e gjatë observimi nëse e bën atë.”