Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Si ta ndaloni ngrënien emocionale

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Si ta ndaloni ngrënien emocionale

Nga: Nina Savelle-Rocklin “Psyche”

“Unë kam një dobësi të madhe ndaj petullave të ëmbla”- më tha Arlena, një mësuese 35-vjeçare që erdhi tek unë për psikanalizë. Ajo kishte neps për petulla pasi lindi fëmijën e saj të parë. Hante njëherësh 3-4 petulla. Sa herë që ndodhte kjo gjë, Arlena ndihej shumë në faj dhe zotohej të kishte më shumë kontroll për dietën.

Nisi disa dieta të rrepta, por në fund dështoi, dhe u kthye sërish tek petullat e ëmbla. “Unë ha aq shumë petulla sa më dhemb barku. I them vetes: Si nuk ke vullnet që ta frenosh këtë gjë!”- tha ajo me sytë e saj përlotur. Unë e sigurova Arlenën se problemi nuk ishin petullat.

Gjatë seancave të terapisë, për mua u bë e qartë se Arlena e konsumonte masivisht këtë ushqim shumë kalorik për shkak të një problemi themelor: vështirësisë së saj për të identifikuar dhe përpunuar disa gjendje emocionale.

Kjo dukuri është e njohur si ngrënia emocionale, dhe është një problem më se i zakonshëm. Ngrënia emocionale është një lloj “furie”, është miku dhe njëherazi armiku ynë. Ai na siguron një lloj lehtësimi të përkohshëm, por ndërkohë dëmton trupin dhe vetëvlerësimin tonë. Ja çfarë duhet të bëni për të dalë nga kjo situatë:

Stop dietave

Shumë nga klientët e mi përpiqen ta zgjidhin këtë problem duke mbajtur një dietë për rënien në peshës. Por kjo është një strategji joefektive. Shumica e dietave dështojnë dhe në planin afatgjatë çojnë shpesh në shtim në peshë.

Dieta e vendos fokusin tek gjëja e gabuar, që është ajo që po hani, në vend të arsyes. Tek e fundit, dietat dështojnë pasi ato merren vetëm me ushqimin, dhe nuk adresojnë atë që ju bën të hani me tepri. Në vend se të mbani dietë, duhet të analizoni veten tuaj.

Thyeni “kodin” e ngrënies emocionale

Hapi i parë i rëndësishëm është të përpunoni lidhjen midis emocioneve tuaja dhe ngrënies. Sa herë që vëreni një periudhë të ngrënies emocionale, përshkruani në një bllok se si ndiheshit para se të ndodhte kjo gjë, dhe shihni nëse mund të identifikoni ndonjë model.

Për shembull shumë njerëz, ushqehen shumë për të shtypur emocionet. Mësova se Arlena ishte rritur në një familje, në të cilën pritej që të gjithë të ishin mirënjohës dhe të lumtur gjatë gjithë kohës. Nëse ajo ishte e lënduar ose mërzitur, i thuhej “të ndalonte së qari”.

Mesazhi nga prindërit e saj ishte i qartë:nuk ishte e pranueshme të shprehte ndonjë dhimbje emocionale. Duke ngrënë petulla derisa ndiente dhimbje stomaku, Arlena po shmangte në mënyrë të pavetëdijshme dhimbjen e saj emocionale duke e shndërruar atë në një ndjenjë fizike.

Shoqëria perëndimore, e promovon shpesh idenë se shprehja e ndjenjave është një dobësi. Shumë vajza dhe gra mësohen se nuk është mirë të ndiejnë ose të shprehin zemërim. Sigurisht, kjo është e pamundur, kështu që në vend të kësaj shumë njerëz do të zemërohen me veten e tyre duke ngrënë shumë dhe shtuar peshë.

Shihni nëse ka ndonjë ndjenjë specifike që po përpiqeni ta shmangni

 Ka shumë arsye për ngrënien emocionale. Për shembull, ju mund të ndiheni thellësisht të vetmuar ose të mërzitur – pra keni një ndjenjë të brendshme zbrazëtie, të cilën përpiqeni ta mbushni simbolikisht me ushqim. Pyesni veten:çfarë ka më shumë rëndësi në jetën tuaj? Përgjigjet mund t`ju ndihmojnë në identifikimin e asaj që ju mungon vërtet.

Pavarësisht nëse ndiheni të paplotësuar në një marrëdhënie, apo keni mungesë kënaqësie në pjesë të tjera të jetës suaj, mund të ndërmerrni hapa për të ndryshuar gjërat. Dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndaloni ngrënien emocionale.

Shihni se mos po hani për të krijuar në ndjenjë rehatie

 Përvoja jonë fillestare e të ushqyerit si foshnje, është e lidhur me ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes. Mendoni pak çfarë ndodh kur ushqehet një fëmijë: ai ndihet i sigurt dhe i dashur në krahët e një prindi. Edhe në moshë madhore, ngrënia është e lidhur me atë ndjenjë të hershme dashurie dhe sigurie. Kur kemi nevojë për rehati, kthimi te ushqimi ka kuptim, pasi kjo është ajo që ka funksionuar më herët në jetën tonë.

Mësoni mënyra të reja për t’u qetësuar vetë

Mënyrat për ta bërë këtë janë disa. Së pari ndryshoni mënyrën e të folurit me veten tuaj. Identifikoni kritikun tuaj të brendshëm. Arlena i tha vetes:”Ti nuk ke vullnet. Je kaq e dobët!”. Gati të gjithë që kam trajtuar i kanë folur vetes me një ton të ashpër. Kur të filloni të kritikoni veten, imagjinoni sikur ato fjalë ia thoni dikujt tjetër. Nëse nuk do t’ia thoshit diçka një miku, fëmije apo një personi të dashur, mos ia thoni vetes.

Gjeni alternativa të tjera ndaj ushqimit

Për shembull, nëse jeni të lodhur, duhet të pushoni. Dremisni për 10-minuta për ta qetësuar mendjen dhe trupin. Pini një filxhan çaj bimor ose bëni disa ushtrime joga për relaksimin e muskujve.

Burimi i lajmit: https://psyche.co/guides/psychoanalysis-can-help-address-the-cause-of-emotional-eating

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Arlenangrenia emocionaleterapi

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Takimi me ambasadorët e BE/ Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Takimi me ambasadorët e BE/ Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Është lufta jote, timonier

Është lufta jote, timonier

Kuvendi i rrëzon Metës 3 dekrete, Evis Kushi miratohet si Ministrja e re e Arsimit

Kuvendi i rrëzon Metës 3 dekrete, Evis Kushi miratohet si Ministrja e re e Arsimit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”
Bota

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

by mirseda
14:31 | 14/03/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy...

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

14:01 | 14/03/2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

13:32 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com