Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si ta lexojmë Venecian?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si ta lexojmë Venecian?

Nga: Ilir Kalemaj

Komisioni i Venecias, nëpërmjet një opinioni juridik të mirëargumentuar, i jep një përgjigje shterruese debatit nëse (a) Presidenti i Republikës ka shkelur apo jo Kushtetutën, duke nxjerrë një dekret të ri për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, (b) për dekretimin e një datë të re zgjedhjesh lokale dhe (c) nëse Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë Presidentin. T’i marrim me radhë.

Komentet e bëra nga pesë antarët që vijnë nga vende të ndryshme të BE-së janë shterruese jo në kuptimin e dhënies së një përgjigje definite po apo jo në lidhje me pikën e parë, pasi në fund të fundit komentet e ekspertëve nuk zëvendësojnë gjykatën, madje ja referojnë qartë vendimin përfundimtar Gjykatës Kushtetuese që pritet të krijohet deri në fund të këtij viti.

Por ajo që ata thonë shprehimisht është se duhet të merren parasysh të dy vektorët, si ai ligjor i bazuar në gërmën dhe frymën e Kushtetutës, si ai politik dhe këtu kanë parasysh intentin e Presidentit, precedentët, impaktin politiko-social, vullnetin për zgjidhjen e krizës politike etj, të cilat dukshëm anojnë nga e këtij të fundit, mund të arrijmë në disa përfundime konkrete.

Duke qenë se Presidenti i Republikës në një Republikë Parlamentare është autoriteti më i lartë publik, ai mund të jetë plotësisht politik në vendim-marrjen e tij por mbi palët politike, pra mos të jetë dukshëm i pozicionuar në njërin krah.

Ajo që Komisioni i kushton peshën dhe konsideratën e duhur është arsyetimi që Presidenti ka përdorur për nxjerrjen e dekretit për anullimin e zgjedhjeve dhe mandej nxjerrjen e një dekreti të ri që cakton 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh. Duke marrë në konsideratë përpjekjet e Presidentit si autoritet mbi palët për të gjetur një zgjidhje konsensualë në mënyrë që të evitoheshin zgjedhjet e para monokratike nga prezantimi i sistemit pluralist në fund të 1991 në Shqipëri, ekspertët e shohin në këndvështrim pozitiv këtë fakt. Duke shtyrë por mos anuluar zgjedhjet, Presidenti “ka kufizuar por hequr të drejtën për të votuar të zgjedhësve”. Gjithashtu Presidenti nuk ka kufizuar të drejtën e atyre votuesve që shkuan të votonin në 30 qershor pavarësisht dekretit të tij të ri, duke e vlerësuar këtë sjellje nga ana institucionale.

Nga ana tjetër, ata i referohen informacioneve të klasifikuara nga Presidenti për rrezikun e djegies së godinës së Kuvendit nga individë të infiltruar në protestën e opozitës. Pretekst ky i kundërshtuar nga Ministri i Brendshëm Lleshaj që ka thënë që ai dispononte të njëjtin dokument nga SHISH por rreziku qe i evitueshëm. Ngelet për t’u sqaruar nga vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese nësePResidenti i Republikës e ka këtë prerogativë për të shpallur gjendjen e emergjencës. Opinioni i Venecias në lidhje me këtë pikë është që gjithsesi kjo në vetvete ishte e pamjaftueshme nga ana e Presidentit për të anuluar zgjedhjet në bazë të nenit 170 të Kushtetutës.

Duke marrë parasysh faktin që nuk ka shumë raste në botë me një situatë të tillë të paprecedentë si bojkoti i parlamentit dhe djegia kolektive e mandateve nga ana e opozitës, kontestimi en block i kodit zgjedhor aktual dhe kontestimi i ashpër në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve të kaluara dhe garancitë kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjet e radhës, duke përfshirë ato lokale nga ana e opozitës, ekspertët e Venecias e çmojnë përpjekjen për të ulur tensionin politik duke shtyrë zgjedhjet lokale. Mungesa e Partisë Demokratike por edhe e LSI-së dhe partive të tjera të opozitës nga një proces zgjedhor cënojnë të drejtën e votimit për një pjesë të mirë të popullatës, duke cënuar në thelb procesin zgjedhor në vetvete. Gjithsesi ekspertët i qëndrojnë mendimit se megjithëse Presidenti mund të ketë pasur arsye legjitime për të anuluar dhe mandej shtyrë zgjedhjet, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor aktual nuk ja japin në mënyrë eksplicite këtë të drejtë.

Gjithashtu e rëndësishme është shprehja e Komisionit të Venecias në lidhje me procesin e shkarkimit të Presidentit të inicuar nga mazhoranca qeverisëse. Qysh në krye të herës, Presidenti nuk po akuzohet për “krim” por për shkelje serioze të Kushtetutës”. Gjykata Kushtetuese që pritet të ri-formohet së shpejti, duhet të ketë minimumi 6 gjyqtarë nga të cilët të paktën 5 duhet të votojnë për “impeachment” që Presidenti të shkarkohet. Gjithashtu kjo Gjykatë duhet të shprehet nëse datat e reja të caktuara nga Presidenti të zgjedhjeve lokale janë akt administrativ apo normativ. Kjo ishte dhe një nga kushtet gjermane së fundmi, për hapjen e negociatave. Komisioni i Venecias vlerëson faktin që Presidenti nuk kishte ndërmend të shtynte për një kohë të papërcaktuar zgjedhjet apo t’i anullonte ato por vetëm të shtensiononte krizën politike dhe t’i hapte rrugën dialogut politik.

Duke patur parasysh se si janë zgjidhur krizat e mëparshme politike në Shqipëri, nuk ishte e pa-arsyeshme të mendohej që një zgjidhje politike e ngjashme mund të ndodhte nëse i lihej kohë dhe hapësirë palëve për të gjetur një “deux ex machina” që do i hapte rrugë kthimit në normalitet politik. Dekreti i 10 qershorit i Presidentit nuk u çua në ndonjë gjykatë apo përpara Kolegjit Elektoral apo Gjykatës Kushtetuese ku dhe Presidenti të parashtronte arsyet e tij se pse kërkohej kjo shtyrje. Këtu e drejta dhe logjika e çojnë kandarin qartazi në favor të shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Pra Komisioni i Venecias, konkludon që nuk kemi të bëjmë me shkelje serioze nga ana e Presidentit, pra për rrjedhojë nuk ka bazë ligjore dhe kushtetuese për shkarkimin e tij.

 

Tags: komisioni veneciasMetashqiperi

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Politikani serb: Serbia të njohë Kosovën, është më mirë për të

Politikani serb: Serbia të njohë Kosovën, është më mirë për të

Trump: M’u kërkua heqja e sanksioneve ndaj Iranit, nuk pranova

Trump: M’u kërkua heqja e sanksioneve ndaj Iranit, nuk pranova

Rama bisedoi me Trump? Mustafa Nano nxjerr prapaskenat

Rama bisedoi me Trump? Mustafa Nano nxjerr prapaskenat

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Mario Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati
Sport

Mario Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati

by mirseda
10:31 | 10/06/2025
0

Shqipëria barazoi ndaj Serbisë para pak ditësh, ndërsa këtë të martë, kuqezinjtë sfidojnë Letoninë në Riga. Mbrojtësi...

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

Analiza e DW: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

09:54 | 10/06/2025
Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura

09:11 | 10/06/2025
“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

“Samiti i Europës në Tiranë sukses i jashtëzakonshëm”, Rama: Gati për Samitin e NATO

09:02 | 10/06/2025
“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

“Rusia nuk mposht dot Ukrainën, s’mund të sulmojë NATO-n”, Orban

08:21 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com