Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si ta lexojmë Lulzim Bashën?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Kryebashkiakët e Ramës një bandë kriminelësh e hajdutësh

Nga: Ervis Iljazaj

Duket sikur aksioni opozitar për momentin është stopuar, ndryshe nga ç’ishin pritshmëritë për sesionin e ri politik të vjeshtës, ku shumëkush ishte përgatitur për një valë protestash të mëdha dhe të forta. Ne fakt, edhe mund të vijnë në ditët në vijim, por deri më tani çuditërisht duket një shtator i qetë politik. Ose më saktë, aksioni i opozitës nuk ka grintën me të cilën na kishte mësuar në muajt e fundit, përtej ndonjë deklarate publike dhe denoncimit për kryebashkiakët e rinj që i kap ligji i dekriminalizimit.

Si duhet lexuar kjo sjellje e opozitës, dhe kryesisth liderit të saj Lulzim Basha? Mos ndoshta është një zmbrapsje përpara qëndresës dhe pushtetit të madh të Edi Ramës, apo diçka tjetër po bluhet në këtë qetësi të pakuptueshme?

Në fakt, Shqipëria ndodhet në një moment të ri politik, i cili kërkon dhe strategji të reja dhe rikonceptim të aksioni opozitar. E në këtë kuptim, Lulzim Basha ka përpara tij çështje të rëndësishme strategjike për të zgjidhur dhe vendosur, pa të cilat vështirë se ndonjë qëllim politik mund të arrihet.

Jemi në një moment të ri për faktin se betejat e muajve të kaluar të opozitës janë ezauruar, sidomos zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pengesa e të cilit ishte beteja kryesore e opozitës.  Tashmë nuk është më në dorë të opozitës për të bërë  më asgjë për konfliktet dhe çështjet kryesore të politikës dhe krizës së saj. Aq me tepër kur, për të gjitha konfliktet, pritet tanimë të zgjidhen nga vendimet e arbitrit si Gjykata Kushtutuese, Komisioni i Venecias, apo vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Këto janë të gjitha vendime, të cilat do të ndikojnë në dinamikën e re politike që do të krijohet, sepse nuk janë më në dorë të përballjes politike, e cila do të kërkonte një aksion opozitar ndoshta të fortë dhe radikal.

Pikërisht për këtë arsye, Lulzim Basha e di mjaft mirë se situata pas 30 qershorit nuk është e njëjtë me atë përpara tij. Prandaj, qetësia e aksionit të tij nuk duhet të marrë si një zmbrapsje, por si një moment reflektimi dhe rikonceptimi të të gjithë strategjisë politike.

Në këtë drejtim, ç’është e vërteta ka shumë për të menduar dhe reflektuar.

Në radhë të parë, duhet të vendosë njëherë e mirë dhe në mënyrë të qartë nëse hyn opozita në zgjedhje politike të parakohshme hipotetike më Edi Ramën kryeministër apo jo ? Sepse, në radhët e aleatëve të tij ka disa zëra që po e sponsorizojnë këtë opsion, megjithëse në pamje të parë duket si kusht i panegociushëm largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Dhe kjo, ndoshta do të jetë një çështje jo pak e rëndësishme për të vendosur dhe marrëdhëniet me aleatët e tij të vegjël apo të mëdhenj qofshin.

Në radhë të dytë, duhet të vendosë nëse mund të  ketë një marrëveshje me Edi Ramën, dhe mbi të gjitha, çfarë marëveshje dhe në cfarë termash. Apo aksioni opozitar do të vazhdojë në këto kushte siç është tani, duke ju rikthyer vetëm protestave me idenë se populli do ta mbështesë masivisht për të detyruar Edi Ramën që të largohet?

Në radhë të tretë, opozita dhe Lulzim Basha ka të nevojshme të rigjejë dhe të vendosë një urë të re komunikimi me aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë . Të cilët, mund të gjykohen dhe kritikohen, por nuk mund të përjashtohen nga procesi politik në Shqipëri për shumë arsye.

Këto janë vetëm disa zgjidhje strategjike, që me shumë mundësi Lulzim Basha është duke menduar në këto moment, të cilat duhet ti vendosë në mënyrë të qartë dhe të prerë. Fakti që nuk janë fortë të qarta deri tani, ka të bëjë edhe me vendimet që  priten të jepen për të gjitha çështjet pezull të mbetura nga konfliktet politiko-instucionale në Shqipëri, që mund të ndryshojnë totalisht dinamikën politike.

Për të gjitha këto arsye, qetësia e opozitës e momentin nuk ka të bëjë me zmbrapsjen e opozitës dhe Bashës, por me vendime strategjike që duhet të marrë ky i fundit për shkak të momentit të ri politik që është krijuar pas 30 qershorit. /Gazeta Liberale

 

Tags: aksioni opozitesbashaervis iljazajrama

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Ismail Kadare, ky “humbës” i madh

Mes 350 autorëve nga gjithë bota, Kadare përzgjidhet fitues i çmimit Pak Kyongni 2019

Ndërron jetë ish-zëvendësministri kosovar

E trishtë! Ish-futbollisti i famshëm ndërron jetë në moshën 43-vjeçare

Video/ Hedhja e bombës u paralajmërua nga amerikanët, çfarë nuk dini mbi tragjedinë e Hiroshimës

Video/ Hedhja e bombës u paralajmërua nga amerikanët, çfarë nuk dini mbi tragjedinë e Hiroshimës

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com